Show-Bizz

Valbona Selimllari “braktis” “TvKlan”, ja ku do ta shohim sërish

10:10 - 15.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Valbona Selimllarin e kemi parë kohët e fundit në “TvKlan”, në reklama, në panele emisionesh, prezantime spektaklesh dhe së fundmi edhe si anëtare jurie. Ish-Miss Albania tani do të ketë emisionin e saj, të cilin do ta drejtojë e vetme ashtu si dhe më parë ku në Vizion Plus ajo drejtonte emisionin “Nga e para”, për ndërtimin e një strehe të re për familjet. “Bobi”, ashtu siç e njohin miqtë, gjithnjë është treguar e rezervuar jo vetëm për jetën private, por edhe për planet në karrierë. Por këtë herë është zbuluar se ajo do të jetë pjesë e televizionit “Ora News” dhe edhe pse ende nuk është zbuluar formati i emisionit që do të drejtojë, duke marrë parasysh edhe rolin që ka në Bashkinë e Tiranës, si këshilltare për çështjet sociale, mendojmë se do të jetë ndonjë program i këtij lloji. Nuk ka se si të mos e ketë suksesin e garantuar duke pasur parasysh impaktin, dashurinë dhe emocionet që ka dhënë në emisionin e mëparshëm të saj, “Nga e para”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.