VIDEO

VIDEO/ Dalin pamjet, policët të veshur civil arrestojnë tre të ‘fortët’ në Fier

14:57 - 15.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dalin pamjet që tregojnë momentin e arrestimit të tre të fortëve në Fier.

Në video shihet se si punonjësit e policisë, të veshur civilë, kanë hyrë në lokalin në pronësi të një prej të arrestuarve dhe kanë ndaluar të tre këta persona.

Arrestimi i tyre u krye mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se dispononin lëndë narkotike. Mbi bazën e këtyre të dhënave, u ushtrua kontroll në lokalin në pronësi të shtetasit Kujtim Kuçi, në fshatin Fermë Çlirim

Gjatë ndërhyrjes së policisë në ambientet e lokalit janë ndaluar shtetasit Kujtim Kuçit, Bashkim Ahmeto si dhe Dritan Tushës, ku shtetasit Kujtim Kuçi iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri e markës Glock dhe 2 krehra me fishekë.
Shtetasit Bashkim Ahmeto iu gjet dhe sekuestrua 1 pako me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë e markës Glock dhe një krëhër me fishekë. Shtetasit Dritan Tusha iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.