EKONOMI

Përfaqësuesi i “EU OSH Agency”: T`i jepet rëndësi dialogut social në zgjidhjen e problemeve

08:46 - 16.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Voltiza DURO

 

Në ditën e dytë të trajnimit mbi kushtet dhe mbrojtjen në punë, Qendra Shqiptare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në bashkëpunim me partnerët europianë dhe sindikatat diskutuan mbi rolin e medias. Në tryezën e rrumbullakët, përfaqësues nga Sindikatat e Pavarura të Shqipërisë vendosën në fokus lirinë e medias në vendin tonë. Ata kërkuan më shumë bashkëpunim e dialog me “pushtetin e katërt” për të bërë publike e për të ngritur zërin për problematikat që hasin sindikatat. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare, Tsvetomir Tsanev përfaqësues i Agjencisë Europiane të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë theksoi se misioni i tyre është shkëmbimi i eksperiencave dhe sheshimi i problematikave për vendet kandidate në BE, përfshirë edhe Shqipërinë.
Cili është misioni i ardhjes suaj në Shqipëri dhe pjesëmarrjes në këtë trajnim?
Unë jam projektmenaxher i programit të Agjencisë “EU OSH Agency” për vendet kandidate dhe potencial-kandidate për Bashkimin Europian. Misioni i ardhjes sime këtu, së bashku me kolegun, Tim Trigenca është mbështetja e trajnimit, të organizuar nga kolegët tanë të Qendrës Shqiptare për Sigurinë dhe Shëndetin në punë. Jemi këtu për të shkëmbyer eksperienca lidhur me këtë çështje.
Çfarë ofron Agjencia Europiane e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë?
Agjencia Europiane e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, ofron shpërndarje informacioni, kërkime dhe promovim.
Cila është fushata juaj?
Qëllimi ynë është prezantimi i fushatës “Vende pune të shëndetshme për të gjitha moshat”, e cila është një fushatë europiane. Gjithashtu, dëshirojmë të takojmë aktorët kryesorë që operojnë në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë në Shqipëri, organizatat profesionale, inspektoratin e punës dhe partnerët socialë.
Sa i rëndësishëm është dialogu mes këtyre aktorëve për mbarëvajtjen e procesit?
Shumë i rëndësishëm! Dialogu social ka një peshë të madhe dhe luan një rol të rëndësishëm për mbarëvajtjen e gjithë procesit në mbrojtjen e punonjësve dhe kushtet që atyre u ofrohen në vendin e punës.
Cilat janë disa nga problemet që keni vënë re në Shqipëri lidhur me këtë çështje?
Së pari, dua të theksoj se ne nuk kemi ardhur për të verifikuar problemet. Çfarëdolloj problemi që të ketë Shqipëria, jam i sigurt që me informacionin dhe me shkëmbimin e eksperiencave midis ekspertëve, këto probleme do të përmirësohen dhe do të sheshohen.

Bojan Kordalov
“Media nuk duhet të raportojë vetëm kur ndodh një problem, por duhet të jetë çdo ditë në kontakt me qytetarët. Media është e ndikuar nga politika apo dhe nga faktorë të tjerë, por duhet të kuptojë që fokusi i saj kryesor duhet të jenë qytetarët e problemet që prekin këta të fundit”, – u shpreh Bojan Kordalov, specialist i mediave sociale.

Koço Jani
“Problematika në vendet e punës është e gjithanshme në lidhje me sigurinë dhe shëndetin. Që të zbatohet ligji, duhet të përmbushen disa komponentë, siç është krijimi i këshillave të sigurisë dhe shëndetit brenda ndërmarrjeve”, – tha për ‘GSH’, Koço Jani, sekretar organizativ pranë Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.