Tech

HISTORIA/ Erdhi nga Kongo në kohën e Enverit, apeli i mjekut për ish-gruan: Dua të shoh vajzën

13:22 - 17.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Urbain Masena erdhi në Shqipëri kur ishte vetëm 13 vjeç. Së bashku me një grup shokësh, ai braktisi vendin e tij Kongon, dhe filloi një jetë të re larg familjes. Ka jetuar në disa qytete të Shqipërisë, dhe së fundmi u vendos në kryeqytet, studio mjekësi dhe vazhdon të punojë si mjek reumatolog.




U martua me një vajze shqiptare, por kjo martesë rezultoi e dështuar. U divorcua dhe më pas filloi të bashkëjetonte me Dallëndyshen. Gjatë kësaj bashkëjetese erdhi në jetë një vajzë, të cilën e quajtën Eden.

Ai thotë se pas pak kohësh nëna e vajzës u dashurua me një tjetër person. E braktisi Urbainin, por vendosen të bënin kompromis për vajzën.

Si baba, ai ka kërkuar që e bija të shkollohej dhe të mësonte gjuhë të huaj. Por teksa dëshironte t’i përkushtohej vajzës, nëna e saj e merr dhe largohet pa miratimin e tij drejt shtetit grek.

Prej 5 vitesh ai ka trokitur në institucione, por deri tani nuk ka arritur dot që me ndihmën e tyre të takojë Edenin. Në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24” ai thotë se i mungon vajza.

“U bë kaq shumë kohë që nuk i dëgjoj zërin. Kisha kaq shumë ëndrra, por që s’po mund t’i bëj dot realitet”, thotë ai.

Sakaq, ai kërkon ndihmë që të gjejë vajzën e tij.

Urbain është babai edhe i dy vajzave më të mëdha nga martesa e parë, me të cilat thotë se nuk ka kontakte prej vitesh, pasi jetojnë jashtë Shqipërisë.

Burimi: http://www.balkanweb.com/site/historia-erdhi-nga-kongo-ne-kohen-e-enverit-apeli-i-mjekut-per-ish-gruan-dua-te-shoh-vajzen/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.