KULTURË

Presidenti Meta viziton Panairin e 20-të të Librit “Tirana 2017”: Nuk ka si libri, veçanërisht për fëmijët e të rinjtë!

19:35 - 17.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës, ShIlir Meta vizitoi sot pasdite Panairin e 20-të të Librit “Tirana 2017”, i cili ka hapur siparin prej disa ditëve në Pallatin e Kongreseve.




Pasi u mikprit dhe u shoqërua nga Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri dhe organizatorë të tjerë të Panairit, Presidenti Meta vizitoi stendat dhe pavionet e shtëpive botuese ku ekspozohen botime të ndryshme në shqip dhe gjuhë të huaja, nga botues të shumtë të ardhur nga trevat shqiptare, universitete dhe institucione të ndryshme akademike.

Presidenti i Republikës u përshëndet, takoi dhe bisedoi me disa prej drejtuesve dhe përfaqësuesve të shtëpive botuese, duke shprehur përshtypje dhe vlerësime mbi titujt dhe autorët e librave të shpalosur në Panair, si dhe duke u ndalur te rëndësia dhe cilësia e botimit të librave shqip dhe tirazhit të tyre.

Presidenti Meta vuri në dukje në prani të mediave të pranishme: “Së pari dua të përgëzoj të gjithë botuesit për këtë angazhim, bashkëpunim dhe për këtë pjesëmarrje kaq të suksesshme në Panair, sidomos të fëmijëve e të rinjve që tregon një rritje të interesit për librin.

Dua të shpreh mbështetjen edhe për nismën ‘Të lexojmë së bashku’, sepse është vërtetë një nismë shumë pozitive jo vetëm për të nxitur leximin, për të inkurajuar të rinjtë, dhe fëmijët sidomos për t’i kushtuar një vëmendje edhemë të madhe librit, por edhe njëkohësisht për të nxitur debatin mbi librin, aftësitë krijuese të secilit, sepse të lexoshnjë libër, do të thotë të kesh një shkok më shumënë sfidat e tua, në përpjekjet e tua për të ecur drejt ëndrrave. Dhe për të rinjtë, për fëmijët është e domosdoshme që të lexojnë sa më tepër, që të kenë sa më shumë vetëbesim për realizimin e projekteve të tyre.”

“Ajo që doja të theksoja është se libri, autorët, krijuesit dhe shtëpitë botuese ndeshen me vështirësi të jashtëzakonshme, sepse të botosh libra nuk është thjesht një sipërmarrje, aq më tepër një biznes, por mendoj se është një mision  dhe kontribut i madh për publikun e gjerë, dhe të gjithë këta meritojnë më shumë vëmendje e lehtësi dhe absolutisht, meqë jemi edhe në prag të mbledhjes së dy qeverive: të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës dhe meqë këtu kemi mjaft shtëpi botuese nga Kosova që marrin pjesë dhe njëkohësisht shtëpitë botuese këtu në Shqipëri dhe ato në Kosovë botojnë edhe autorë nga secili prej vendeve tona, duhet të ecim drejt taktikave unifikuese, lehtësuese, të cilat heqin automatikisht çdo pengesë për qarkullim e librave. Sepse kështu na ndihmojnë në fuqizimin e mëtejshëm të kulturës sonë të përbashkët.” – theksoi Presidenti Meta duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.