Horoskopi

Zbuloni të veçantat që kanë të lindurit në datë 17 NENTOR, numrat dhe ditët me fat të tyre, ngjyrat dhe guri i tyre fatsjellës

12:00 - 17.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të lindurit e datës 17 nëntor




Jeni një person i cili ka të ngjarë të jetë i ndjeshëm. Ju shfaqni kujdes për njerëzit. Ju jeni ai që familja e konsideron paqebërësin ose shtyllën kurrizore.
Ju bëni sakrifica për ata që doni dhe ata e vlerësojnë këtë. Përveç kësaj, personaliteti i ditëlindjes së 17 nëntorit është plotësisht i vendosur për të marrë atë që dëshiron nga jeta. Kur vendosni për diçka, është e vështirë që t’ju ndryshohet mendja.
Njerëzit e ditëlindjes së 17 Nëntorit kanë inteligjencën për të kryer shumë gjëra. Ata janë persona me integritet dhe disiplinë.
Nëse sot është data e lindjes suaj, ju tentoni ta shikoni jetën në një dritë të ndryshme nga të tjerët. Shumë mundësi shihni në një shkallë më të madhe se shumica. Thuhet se ju keni një ndjenjë të madhe të humorit … ju pelqen të qeshni me zë të lartë. Shpirtëror dhe i gëzuar, ky person i ditëlindjes së 17 nëntorit vlerëson një natyrë meditative.
Astrologjia e datës 17 nëntor parashikon që zakonisht keni instinkte të mira kur bëhet fjalë për zbulimin e natyrës njerëzore. Ju keni një “nuhatje” të mirë për ato detaje të vogla që shumica e njerëzve nuk kanë.
Ju mund të jeni impulsiv, i pasigurt dhe me shumë dyshime. Megjithatë, nëse e trajtoni këtë Akrep me respekt dhe jeni të sinqertë me ta, gjasat janë që ju të fitoni zemrën e tij.
Në të vërtetë, nuk është e lehtë për njerëzit t’ju afrohen, ju nuk besoni kollaj tek njerëzit dhe miqtë tuaj para se të bëhen të tillë duhet të kalojnë nën sitën tënde të besimit. Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për dashuri, familja juaj thotë se ju nuk hiqni dorë lehtë. Çdokush që vendosni të sillni në familje duhet të jetë i mirëpritur. Në dashuri jepni maksimumin dhe jeni të ndershëm. Një natyrë e pasionuar si ju, e ka të vështirë të falë po ashtu.
Si një partner jeni sensual dhe privat. Ju duhet ta lini “rojen” tuaj nganjëherë nëse prisni të merrni atë që dëshironi. Askush nuk do të mendojë keq për ju, sepse keni ndjenja ose ndjeheni ndryshe për një situatë të caktuar.
Nëse doni të zotëroni zemrën e këtij Akrepi, atëherë duhet të jeni të përkushtuar, të mirëkuptueshëm dhe të jeni të gatshëm të shkoni në nxitjen e momentit. Akrepat e lindur në këtë datë mund të konsiderohen të vrullshëm.
Le të flasim për financat dhe karrierën tuaj. Horoskopi i ditëlindjes së 17 nëntorit parashikon që ju do të kërkoni një profesion që ju lejon të keni lirinë për të bredhur dhe për të zgjedhur.
Kuptimet e ditëlindjes së 17 nëntorit tregojnë se jeni mirë me menaxhimin e parave tuaja. Ju mund të preferoni ta kurseni paranë se sa ta shpenzoni atë.
Ju punoni shumë mirë me njerëzit në grup, mund të keni prirje për të punuar në ligj, në politikë ose në shitje. Ju pëlqen të jeni në konkurim me të tjerët. Gjithashtu ju shquheni dhe për mënyrën tuaj të të folurit.

Numrat tuaj të fatit janë:
Numri 1 – Ky numër nënkupton krenari, udhëheqje, autoritet, inovacion dhe guxim.
Numri 8 – Ky numër nënkupton një talent të madh për tërheqjen dhe menaxhimin e pasurisë, vizionar dhe ndjenjë të shkëputjes.

Ngjyrat fatsjellëse:
E Kuqe : Kjo është ngjyra e aventurës, ambicies, dashurisë, pasionit dhe revoltës.
Kafe: Kjo është një ngjyrë që simbolizon familjen, argumentimin, praktikën dhe besnikërinë.

Ditët me fat:
E martë: Dita e sunduar nga planeti Mars simbolizon energjinë, motivimin, konkurencën dhe agresionin.
E shtunë: Kjo ditë e sunduar nga Saturni nënkupton punë rigoroze, vështirësi, përgjegjësi dhe kufizime.

Guri i Lindjes:

Guri i çmuar Topaz ju ndihmon të shfaqni qëllimet tuaja dhe t’i arrini ato.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.