AKTUALITET

Ballsh/ Aksidentoi fëmijën 5-vjeç, arrestohet adoleshenti

11:37 - 18.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është vënë në pranga adoleshenti që aksidentoi një të mitur në Ballsh. Policia e Fierit bën me dije se ka vene ne pranga 18-vjecarin Migers Zeneli, pasi akuzohet se ka aksidentuar fëmijën 5-vjec, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.




Njoftimi i policisë  

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Migers Zeneli, 18 vjeç, banues në fshatin Usojë, Ballsh.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 17.11.2017 duke drejtuar mjetin tip “Ford Fokus” me targa AA 714 SC, në lagjen “5-Shkurti” Ballsh, ka aksidentuar shtetasin e mitur 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.