POLITIKË

Vijojnë grindjet LSI-PS, Spahiu thumbon Braçen: Je bërë për të ardhur keq, e di ç’po bën tani…

12:58 - 18.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vijojnë debatet e nxehta mes deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu dhe atij të PS-së Erjon Braçe. Spahiu ka lëshuar akuza të forta ditën e sotme në adresë të Braçes. Me anën e një statusi në Facebook ai i thotë se është bërë për të ardhur keq.




Statusi i plotë:

Ti Braçe, kryetar i komisionit të ekonomisë je bërë për të ardh keq. Ke ngec në mes socialistësh apo rilindasve… Ke pesë vite që drejton komisionin më të rëndësishëm që vetëm ekonomi s’ka bërë në këtë vënd. Katër vite u more me akciza pijesh energjike apo birrës vëndase…. (bëre diçka në fakt, i kalove më shumë para bashkive të mëdha që drejtojnë Rilindas me taksën e makinave) Ke harruar Minatorët, ke harruar varfërinë, madje e ke thelluar atë dhe e di pse, sepse të është mbyllur goja me fonde e tendera për zonën që je zgjedhur! Nuk i kalon më shumë rent nga kromi bashkive më të varfëra, nuk fole kurrë për rrugën e Arbrit dhe e di cpo bën tani….

JE KUNDËR STATUSIT TË MINATORIT


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.