AKTUALITET

Zhduket e vajza 13-vjeçare, familjarët alarmojnë policinë: Na gjeni vajzën, e nisëm në shkollë, por…

12:03 - 18.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vajzë 13-vjeçare është zhdukur sipas familjarëvë të saj që prej ditës së djeshme.




Denoncimin në policinë e Krujës e ka bërë e motra e vajzës së mitur D.P. Sipas Sipas rrëfimit të 24-vjeçares në ambientet e policisë motra e saj 13-vjeçare është nisur si çdo ditë në shkollë, por dje në mbarim të mësimit nuk është kthyer në shtëpi.

Ndërsa familja nuk ka dijeni për vendndodhjen, policia e Krujës është vënë në lëvizje për gjetjen e së miturës.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë po punojnë për gjetjen e shtetases:
• D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë.
Më datë 17.11.2017 ka bërë kallëzim motra e saj, shtetësia A. L. 24 vjeçe, banuese në Krujë pasi shtetësia D.P. pasi mbarimit të mësimit nuk është kthyer në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.