Kryesore

Zhdukja e 4 komandove në Britani, reagon “The Sun”: Ja ku dyshohet se ndodhen ushtarët

10:55 - 18.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas zhdukjes së 4 komandove prej 1 muaji, një tjetër media ka reaguar. Ka qenë pikërisht media britanike, “The Sun” e cila ka dhënë disa informacione lidhur me zhdukjen e 4 ushtarëve shqiptarë nga trajnimi i NATOS në bazën ushtarake në Britani, kushtet ku ata po trajnoheshin .




Lajmi i plotë i “The Sun”:

Komandot e zhdukur, grupi prej 4 shqiptësh zhduket nga misioni i trajnimit ushtarak në Britani

4 komandot shqiptarë dezertues mendohet se janë fshehur pasi janë zhdukur në një mision trajnimi në Britani.

Detajet nga zhdukja e muajit të fundit janë mbajtur të fshehta ndërsa policia dhe Ministria e Mbrojtjes janë në kërkim të tyre.

Por ushtarët të identifikuar si: Reni Ajazi, Ylber Kotri, Aleksandër Shkulaku dhe Klevis Lamkaj dyshohet se shtrihen afër komunitetit shqiptar.

Ata ishin ndër 11 shqiptarët të trajnimit së NATO-s në Ëellsin qëndror të cilëve akomodimi dhe fluturimi iu është paguar nga Ministria e Mbrojtjes. Një burim tha: Ata supozohet të kthehen në bazë dhe të fluturojnë sërish ditën tjetër.”

Një burim nga ushtria nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, tha: “Tunxhi më i mirë po nxjerr tym”. Familjet e personave të zhdukur janë pyetur dhe hetimi është duke vijuar në Britani si edhe në Shqipëri.

Trajnimi, i cili drejtohej nga brigada e 160 e këmbësorisë e bazuar në Brecon, si edhe nga drejtuesit në Ëells, ka parë se si 139 skuadra nga e gjithë bota kanë konkuruar në këto sfida. Ato përfshinin edhe një marshim prej 60km përmes Maleve të Zeza.

Shqiptarët e zhdukur- Veteranët afganë thonin se ata ishin mes elitës së komandove –fitonin 220 paund në muaj.

Dritan Demiraj, ish kreu i Forcave Speciale të Shqipërisë shkroi në Facebook: “Unë e konsideroj sjelljen e tyre të papranueshme”.

“Une e di që ata nuk pagueshin mirë dhe puna ishte e vështirë por ajo që ata bënë është totalisht e pajustifikueshme.”

“Ata udhëtuan për në Britani të përfaqësojnë Shqipërinë në një ushtrim ushtarak dhe unë u thashë të rikthehen në vendin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.”/ Burimi “The Sun”/https://www.thesun.co.uk/news/4940491/albanian-soldiers-vanished-nato-mid-wales/

Përkthyer nga GSH.al

Postimi i plotë i ish-ministër i brendshëm, Dritan Demiraj:

Të dashur miq, kolege!

Sot u njoha me lajmin e dezertimit te katër ushtarakëve pjesë e forcave Komando, që ishin me mision trajnues në Angli, por qe nuk janë kthyer në përfundim të trajnimit.
Si ish-Komandant i Regjimentit Komando dhe Forcave Speciale Shqiptare e konsideroj të patolerueshmem dhe papranueshem dezertimin e 4 ushtarëve nën uniformë.

Megjithese e di qe pagesa, trajtimi dhe kushtet e punes jane te nivelit te ulet, (dhe kjo jo vetem tani) perseri kete veprim se justifikon as mungesa e shpresës në vend, as keto kushte, pasi ushtaraket kanë bërë betimin në Flamur.

Te dashur kolege!

Ne jemi vend antar i NATOs dhe meritojmë respekt brenda dhe jashtë vendit….

Në himnin tonë Kombëtar ka një varg të bukur që thotë:
“Prej lufte veç ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!”.

Me qellimin qe ti qëndrojmë besnik ketij betimi, i bëj thirrje 4 ushtarakëve të kthehen sa më parë në atdhe. DD.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.