BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Elvana, surpriza më e fundit. Idro Seferi, nga Beogradi në karaoke. Idro gjunjëzon Ponjën. Edhe banakieren e kapin ethet e këngës

16:00 - 19.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  Elvana, surpriza më e fundit. Idro Seferi, nga Beogradi në karaoke. Idro gjunjëzon Ponjën. Edhe banakieren e kapin ethet e këngës.





Elvana, Surpriza më e fundit
Ndryshe nga klipi, ku Elvana nxjerr në pah pjesët e saj më të “nxehta”, mbi gurët e bardhë të plazhit të Vlorës, ajo në promovim paraqitet tejet e thjeshtë. Me flokët e mbërthyera pas kokës, dhe një bluzë pambuku, Elvana ka pritur dhe ka gostitur miqtë e saj në Kosovë, të cilët ishin mbledhur për të parë produktin e fundit që Elvana nxjerr në treg, singëllin dhe video-klipin të quajtur “Vetes”. Si edhe herët e tjera, edhe kësaj radhe ajo ka vendosur që klipin ta promovojë në Prishtinë. Gjithnjë e qeshur Elvana, ka folur me të gjithë, por më tepër ka qëndruar pranë Florit, i cili ka bërë muzikën dhe orkestrimin e këngës së saj të re. Ajo ka deklaruar se do të vazhdojë të bashkëpunojë me Florin, derisa këngët që i bën ai po i bëhen hite. Ndërsa është deklaruar tejet e kënaqur edhe me punën që kanë bërë produksioni kosovar “Pixels” me të cilin këngëtarja ka shënuar bashkëpunimin e tretë. “Skuadra që del, nuk ndërrohet”, ka pohuar Elvana duke shtuar se i pëlqen puna profesionale e këtij produksioni. Por për Elvanën është hera e parë që promovon punën në këtë mënyrë, e rrethuar nga shumë njerëz të estradës. Video-klipi më i ri i Elvanës është realizuar në brigjet e detit Jon. Ndërsa Flori, i cili ka bërë një punë mjaft të madhe, ka deklaruar se është kënaqësi të punosh me Elvanën. “Kemi krijuar një raport shumë të mirë edhe jasht punës profesionale. Kështu që me Elvanën kemi tre vjet bashkëpunimi, por mund të punoj me të edhe 300 të tjera”, është shprehur Flori. Ndërsa tekstin e këngës këngëtarja e ka shkruar vetë. Sa i përket planeve të afërta, Elvana do të jetë gjatë tërë verës e zënë me mbrëmjet e ndryshme muzikore. Madje ka shprehur frikën se nuk do të ketë asnjë minutë kohë për pushime.


Idro Seferi, nga Beogradi në karaoke
Ka lënë Beogradin për të kaluar një natë harbimi në pub-et shqiptare. Dhe për këtë ka zgjedhur të shkojë në një karioke, ku ka shfaqur edhe talentin e tij si këngëtar. Idro Seferi, gazetari kosovar që punon në Beograd si duket e ndjen mungesën e karaokeve në Kosovë dhe për këtë ka marrë rrugën nga Prishtina në Tiranë. E mbrëmja për të ka qenë absolutisht e bukur, pasi gjithë kohës ka qenë i shoqëruar me miqtë e tij.


Idro gjunjëzon Ponjën
Është koha që Ponja të këndojë. Pas sprovave nga tavolina për javë me radhë në karaoke edhe Ponja (aktorja e “Portokallisë”, Ervina Katalloshi) më në fund ka marrë guximin të dalë përpara të gjithëve e të këndojë. Por siç duket ka qenë miku i saj Idro Seferi ai që e ka motivuar aktoren e humorit. Ata kanë interpretuar një duet së bashku, dhe Ponja aq shumë është emocionuar sa është ulur në gjunjë para Idros. Mos u çudisni jo për t’i kërkuar dorën. Ishte thjesht një interpretim skenik i të dyve.


Edhe banakieren e kapin ethet e këngës
Kur të gjithë i kap euforia e muzikës janë thuajse të pavëmendshëm ndaj personave rreth e rrotull. Sytë fokusohen tek titrat e këngës e të gjithë presin radhën të këndojnë tek karaoke “Flares”. E ndërkohë “Bluetooth” ka fokusuar një personazh që është kaq i rëndësishëm në një pub. Banakieria e karaokes sapo ka dëgjuar një këngë shqiptare të njohur ka marrë mikrofonin dhe nuk e ka bërë të gjatë. Ajo ka kënduar duke tërhequr kështu vëmendjen e të gjithëve.
Ky shkrim është botuar më 21 qershor 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.