BOTA

Ndotja e ajrit në Bosnje Hercegovinë, alarm për banorët: Njerëzit po vdesin…

13:19 - 19.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Juliana KNEZI
Pas vendimit të shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u tërhequr nga marrëveshja e Klimes në Paris, Bashkimi Evropian është shndërruar në lider global për kufizimin e emetimeve të hidrokarbureve. Megjithatë, disa fqinjë të saj lindorë, të cilët kërkojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, vuajnë nga niveli i lartë i ndotjes së ajrit, raporton “Gazeta Shqiptare”, teksa i referohet agjencisë së lajmeve BBC. Shumë njerëz i janë rikthyer përdorimit të qymyrit si një alternativë më e lirë sesa gazi i importuar nga Rusia. Niveli i lartë i ndotjes së ajrit në Bosnjë-Hercegovinë është kthyer në alarm për vendasit. Ja se çfarë thotë Goran Stojak, një prej banorëve të Bosnjë Hercegovinës, teksa e quan industrinë e qymyrgurit si vrasësin e heshtur të Bosnjës në një reportazh të BBC-së.
“Njerëzit po vdesin në fshatin Divkoviçi. Së shpejti askush nuk do të jetojë më këtu dhe do të shndërrohet në fshatin fantazëm, njësoj si Çernobili. Natën kur hap dritaren, dëgjoj fqinjët duke u kollitur dhe britma nga dhimbjet. Unë quhem Goran Stojak dhe jetoj në qytetin Tulza”, – ka thënë Goran Stojak.




Bosnjë-Hercegovina është vendi i dytë në botë me nivelin më të lartë të vdekjeve për shkak ndotjes së ajrit, menjëherë pas Koresë së Veriut. Arsyeja është mbështetja tek qymyrguri për të prodhuar energji. Termocentrali i Tulzës djeg 3 milion ton qymyrguri çdo vit dhe derdh mbetje toksike në një zonë pas fshatit Divkoviçi.
Duke vijuar më tej, Goran Stojak ka pohuar: “Në mot të thatë, kur fryn erë, ndotja e ajrit bëhet e patolerueshme. Ndonjëherë në dimër ndodh që nuk mund të hapësh dritaret për 10-15 ditë. Aroma është shumë e fortë. Ndjen edhe grimca në fyt. I ndodhur mes Landfillit dhe termocentralit, Goran ka frikë për shëndetin e familjes së tij. Kam humbur babain për shkak të kancerit në mushkëri. Unë e di situatën këtu dhe di gjithashtu që herët apo vonë, e njëjta gjë do ndodhë edhe me mua. Kanceri nuk e zgjedh moshën. Kam shumë frike për fëmijët e mi”, – përfundoi ai.

GSH.al

 

http://www.bbc.com/news/av/world-europe-42000232/bosnia-s-silent-killer-the-coal-industry


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.