BOTA

U dëbua, por u rikthye, “The Sun” ngre alarmin: Tropojani lëviz ende i lirë në Britani, po punon në të njëjtin lavazh

14:47 - 19.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Një vrasës shqiptar në Britani të Madhe nuk është dëbuar ende, edhe pse ka kaluar pothuajse një vit qe kur çështja e tij doli në dritë”. Kështu ka shkruar sot The Sun” për shqiptarin Selami Çokaj, nga Shoshani i Tropojës.




Media britanike ka bërë të ditur se 43-vjeçari po punon ende në të njëjtin lavazh që zotëron edhe pasi u depertua në Shqiperi dhe u kthye serish.

“43-vjeçari po fiton më shumë se 40,000 funte në vit nga biznesi i tij në Oadby, Leicester”, shkruan “The Sun.

Çokaj, dikur në listën e më të kërkuarve të Interpolit, u dëbua nga Britania e Madhe dhe u kthye sërish duke hapur një biznes fitimprurës në pronësi të tij.

43-vjeçari u dënua me 15 vite burg në vitin 1994 në Shqipëri pasi vrau një person me thikë dhe më pas dënimi u rrit në 20 vite për grabitje me armë. Pas 3 vitesh burg, Çokaj u arratis nga burgu i  Shën Kollit në Lezhë dhe emigroi për në Britani duke përdorur emrin e rremë Valton Gashi.

Ai u vendos në Mansfield, Notts, Nottinghamshire, ku hapi një lavazh makinash dhe takoi gruan e tij të ardhshme.

E kaluara e tij u zbardh në vitin 2006 dhe pas një procesi 3-vjeçar ekstradimi ai u dëbua nga Britania e Madhe.

Zyrtarët e dëbuan Çokajn në vitin 2009, pasi zbuluan se ishte arratisur nga burgu për mosshlyerjen e dënimit prej 20 vitesh në Shqipëri.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.