BOTA

Zimbabve, partia udhëheqëse largon presidentin Rubert Magube. Njërëzit në rrugë festojnë

16:43 - 19.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia udhëheqëse “Fronti Patriotik” në Zimbabve ka shkarkuar presidentin Robert Mugabe si liderin e saj për shkak të konflinteve të brendshme bëjnë të ditur autoritetet. Partia “Fronti Patriotik” ka vendour në krye të saj ish zëvendës presidentin Emmerson Mnangagwa, i cili u shkarkua nga detyra dy javë më parë nga presidenti Mugabe. Njëkohësisht nga partia është shkarkuar edhe Zonja e Parë. Vendimi i partisë është pritur me gëzim të madh nga populli. Mijëra demonstrues dolën të shtunën në rrugët e Harares, duke i kërkuar Presidentit të Zimbabves, Robert Mugabe që të japë dorëheqjen. Ata mbanin në duar pankarta ku thuhej “Mugabe duhet të ikë”. Ndërsa ushtria, e cila më parë i ka ndaluar këto protesta në kryeqytet, i ka mbështetur tashmë duke i drejtuar demonstruesit në një shesh ku aktivistë, politikanë dhe disa ish-luftëtarë të lirisë i bënë thirrje presidentit të largohet nga detyra. Gjithashtu, ushtria ndërhyri më parë për të ndaluar presidentin Mugabe, 93 vjeç, të vendosë bashkëshorten në vendin e tij, pas shkarkimit të zëvendës presidentit, i cili gëzon mbështetje të madhe nga populli. Protesta janë mbajtur gjithashtu edhe në qytete të tjera në gjithë vendin, ku gjithashtu po bëhet thirrje për t’i dhënë fund regjimit të Mugabes. Sipas mediave, 93 vjeçari Mugabe, po u reziston kërkesave nga ushtria, anëtarë të partisë së tij dhe aktivistë për të dhënë dorëheqjen pas 37 vjetësh në pushtet. J.K Gsh.al





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.