Kryesore

Basha: Agjencitë inteligjente kanë përgjuar Vangjush Dakon, duke bërë pazare me kriminelët

14:35 - 20.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një dalje për mediat ka zbuluar sot “një tjetër zhvillim skandaloz”, siç e quajti ai, kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Sipas Bashës,  agjencitë inteligjente kanë përgjuar Dakon në afera më kriminele, ku në këmbim të votave u ka premtuar tendera.




Sipas tij, Vangjush Dako u kap në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet kriminale të Durrësit duke i ftuar të blejnë votat për PS në zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas Bashës, vendet partnere e kapën gafil duke bërë pazare në telefon, ku në këmbim të votave, u premton miliona euro, vetëm që ata të sigurojnë vota për PS.

“Këto pazare të ndyra janë të dokumentuara dhe nën hetim prej disa kohësh nga prokuroria e Krimeve të Rënda, këtë e di Gjushi por edhe mentori i tij Rama”, – u shpreh Basha.

Basha bëri një akuzë të fortë, teksa theksoi se: “Me largimin e prokurorit të çështjes, Edi Rama po përpiqet të mbrojë Dakon dhe veten nga prangat e drejtësisë”.

“Kjo është një çështje që lidhet dhe me dorëheqjen e kreut të SHISH, Visho Ajazi Likës. Rama është hedhur në sulm për të shpëtuar Dakon dhe veten, dhe ka larguar prokurorin Anton Martinin nga kjo çështje. Prokurori që po heton është larguar për në Shkodër. I bëj thirrje prokurorit të përgjithshëm të deklaroj nëse kjo lëvizje është bërë nën presionin. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjegjshëm të hetoj dhe i shpreh mbështetjen time. PD do të vazhdoj betejën për të çmontuar pushtetin e Ramës të lidhur me botën e krimit. Ai po mbron dakon se kështu mbron veten e tij. Të tjerë emra do të zbulohen në ditët e ardhshme. Dhe po i afrohen prangat për zullumet që ka bërë. Vetëm me një qeveri antimafia mund të shpëtoj Shqipëria nga krimi. Faktet janë të dokumentuara, prokurorët i kanë faktet,  që lidhin Dakon me blerjen e votave”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.