BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Një burrë për Ajolën?? Xhemi Shehu master në Londër. Miss-et shqiptare mbërrijnë në Vietnam. Dashuria e Ermal Fejzullahut

16:00 - 20.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Një burrë për Ajolën?? Xhemi Shehu master në Londër. Miss-et shqiptare mbërrijnë në Vietnam. Dashuria e Ermal Fejzullahut





Një burrë për Ajolën?
Kjo është fotoja më interesante në faqen e internetit “Facebook” me protagoniste Ajola  Xoxën, të fejuarën e liderit të G99 Erion Veliaj. Të shumtë kanë qenë miqtë e saj që kanë komentuar foton shpesh duke bërë edhe shaka dashamirëse se përse ka pozuar me një libër në dorë ku duken vetëm dy fjalë “Një Burrë”. Askush nuk e ka gjetur këtë “quiz”  të Ajolës ish-stundentes në Sorbonë në Francë. Por gjithsesi fotoja mund të përkthet si një mesazh i koduar nga Ajola në diastantë për Erionin duke i thënë. “Në jetën time është vetëm një burrë dhe ai je ti”. E me siguri ky mesazh interesant dhe i këndshëm do ia bëjë jo pak qejfin Erionit i cili për hir të së vërtetës është jashtë mase I dhënë pas të fejuarës së tij.


Xhemi Shehu master në Londër
Sa vjen dhe shtohen enigmat se ç’farë do të ndodhë me Xhemi Shehun gjatë sezonit të ri televiziv. Hamendësitë janë të shumta për rishfaqjen e
ish-velinës së ‘Fixit’ në ekranin e ndonjë televizioni shqiptar. Një mike e Shehut ka pohuar për “Bluetooth” planin sekret të së bukurës Xhemi. Disa ditë më parë ajo është parë në një nga baret e Tiranës nën shoqërinë e mikes së saj të vjetër Julinda Sharra e cila jeton në Londër. Pasi ka prekur televizionin italian Shehu ëndërron të jetë vajza “Hot” e ekraneve të ftohta e  konservatore britanike pse jo me bukurinë që i ka falur zoti ti futet modelimit për kopertinat e revistave për meshkurj si “For Him Magazine”, “Playboy”, “GQ” apo “Loaded”. Nuk ka dyshim që nëse ndodh kështu djemtë anglezë të rrjeshtohen në radhë për shqiptaren e bukur në kërkim të sfidave të reja.


Miss-et shqiptare mbërrijnë në Vietnam
Javën e kaluar, ndërkohë që vajzat bukuroshe u nisën nga Amerika për në Vietnam, në shtypin shqiptar u publikua lajmi se Zana Krasniqit nuk ik ishin dhënë vizën për në Vietnam dhe se pjesëmarrja e saj në “Miss Universe 2008” rrezikohej. Në lajmin e publikuar në www.albaniac.com konfirmohet pjesëmarrja e Miss Kosovës në këtë konkurs bukurie që prej 3 Prillit. Dhe ky në fakt nuk është një aktivitet që e zhvillon Vjetnami por një eveniment që zhvillohet në këtë vend. Ndaj dhe vendimi i tyre nuk ka të bëjë me pjesëmarrjen e konkurenteve. Një rast i tillë flagrant ndodhi edhe pak kohë më parë në Eurovizion ku Libani refuzoi të transmetojë performancën e Izraelit në këtë festival dhe një gjë e tillë u pranua pa mëdyshje nga organizatorët.

Dashuria e Ermal Fejzullahut
Në mjaft intervista dhe sipas asaj që deklaron gjithmonë tek të njohurit e tij, këngëtari kosovar Ermal Fejzullahu është shprehur se nuk e ka provuar ndonjëherë dashurinë edhe pse kjo mund të duket e çuditshme tek fansat. Në edicionin e fundit të VideoFest, në tapetin e kuq këngëtari shoqërohej duke u kapur përdore me një bukuroshe për të cilën filloi të flitej se mund të jetë e dashura e tij. Madje tashmë vajzës i është bërë i ditur edhe emri: Ariana. Nuk dihet në fakt asgjë më tepër rreth kësaj, ndërsa së shpejti do ju informojmë për të tjera të reja.
Ky shkrim është botuar më 21 qershor 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.