EKONOMI

Dita Botërore e Fëmijëve/ Ministrja Manastirliu pret në zyrë fëmijët në nevojë: Ende shumë për të bërë

11:54 - 20.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në ditën Botërore të Fëmijëve ka pritur në zyrën e saj, fëmijët e institucioneve tona të përkujdesjes sociale dhe të disa shkollave të Tiranës.




Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke bërë publike dëshirat e fëmijëve se çfarë mendojnë po të ishin ministër, shkruan se ka ende shumë për të bërë për t’iu ofruar atyre një mjedis të sigurt dhe të ngrohtë.

 

POSTIMI I PLOTË

Eliosi mendon se si Ministër do të bënte shumë  për të përmirësuar jetën e fëmijëve në nevojë. “Helga si Ministre do të donte të ndërtonte spitale moderne për të kuruar fëmijët e sëmurë. “Me ide të qarta dhe entuziazmin që vetëm fëmijët dinë ta përcjellin, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, prita me dëshirë në zyrën time fëmijët e institucioneve tona të përkujdesjes sociale dhe të disa shkollave të Tiranës. “Ende shumë për të bërë për t’ju ofruar fëmijëve një mjedis të sigurtë e të ngrohtë” sepse çdo fëmijë meriton një fëmijëri të lumtur! “UnëMbrojFëmijët- Bashkë JaDalim” – MShMS

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.