Kryesore

Gjyqtarë me “Roleks”dhe makina të shpejta. Tahiri, test i drejtësisë shqiptare për në BE

21:46 - 20.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reforma gjyqësore në Shqipëri. Si parakusht për bisedimet e pranimit në BE, Shqipëria duhet të shqyrtojë gjyqësorin e saj. Nëse një kontraktor i ri shqiptar ndalohet nga policia për shpejtësi dhe kjo zbulon në makinën luksoze të tij 800,000 euro “kesh” dhe dy licenca për drejtim anijesh të ish-ministrit të brendshëm shqiptar, kjo duket shumë keq për ish-anëtarin e qeverisë. Sidomos pasi emri i tij u përfshi vetëm një muaj më parë në lidhje me arrestimin e një “lordi” shqiptar të drogës në Itali: Si ministër i brendshëm i qeverisë socialiste, Saimir Tahiri, ai ishte njollosur në mënyrë të përsëritur, ndërsa tashmë emri i tij u dëgjua në bisedat e përgjuara telefonike të shefave të fuqishëm të drogës.




Ish-ministri 38-vjeçar mohon gjithçka. Procesi ligjor i ngjarjeve rreth Tahirit, megjithatë, mund të bëhet një model dhe një rast vendimtar në Shqipëri. Në pranverë, vendi i vogël ballkanik shpreson të marrë dritën jeshile të BE për të hapur bisedimet e pranimit. Shqipëria ende ka shumë parakushte për të përmbushur, por mbi të gjitha, lufta dhe krimi në vend duhet të fillojë me zell dhe seriozitet. Është thelbësore që të zbatohet reforma ambicioze e gjyqësorit, e cila është shtyrë përpara me shumë presion ndërkombëtar. “Nuk mjafton që të kemi ligje të mira”, thotë ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, për “KURIER”, “ju gjithashtu keni nevojë për njerëzit e duhur”. Të 800 gjyqtarët dhe prokurorët në vend tani i janë nënshtruar një “vetting”-u serioz. “Tre nivele janë duke u shqyrtuar,” thotë Vlahutin, “për efikasitet profesional, për lidhje të mundshme ndaj krimit dhe pronës: nëse një gjyqtar zotëron një shtëpi me vlerë disa miliona, ai duhet të provojë se nga i vijnë fondet”. Orët arta Rolex, makinat e shpejta sportive, të gjitha blerjet ligjore të të gjitha mallrave luksoze duhen të provohen. Paneli shqiptar, i cili analizon gjykatësit dhe prokurorët, po shqyrtohen nga ekspertë nga BE dhe SHBA (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit). Procedurat e para tashmë kanë filluar.

Politika dhe krimi
Pritshmëritë e popullsisë janë të larta, që më në fund të ashtuquajturit sistemi i korruptuar gjyqësor të vendit t’i thuhet ndal. “Në sondazhet e organizuara ka pasur gjithmonë një miratim prej gati 90 për qind të procesit të “vettingut”, thotë ambasadorja Vlahutin. Ajo vetë është kritikuar vazhdimisht. “Ky është presioni i grupeve të ndryshme të interesit, ndërthurje e ndryshme e politikës dhe krimit”. Por së bashku me SHBA-të, thekson Vlahutin, BE-ja e ka bërë të qartë se pa një gjyqësor të reformuar, nuk ka pranim në BE. “Është një provë e fortë për të gjithë shoqërinë, një sfidë”, thotë ambasadorja, “dhe i gjithë rajoni po e vëzhgon me interes”.

Ndërkohë, zyra e prokurorisë ka treguar vështirësi të pazakonta ish-ministrit Tahiri. Të gjitha llogaritë e tij aktualisht janë duke u shqyrtuar, duke përfshirë ato të bashkëshortes së tij, prindërve të tij, madje edhe të afërmve të largët. Edhe ai vetë sipas raportimeve të medies shqiptare thuhet se kohët e fundit se është zhytur. Nëse drejtësia faktikisht do arrinte në një në përfundim, kjo do të ishte një risi e vërtetë në Shqipëri, ku hetimet kundër politikanëve të nivelit të lartë apo njerëz të tjerë me influencë deri më tani pothuajse gjithmonë kanë përfunduar në heshtje.
Marrë nga gazetat austriake “Kurier”/tpz


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Per momentin ,Tahiri eshte test i Shqipërisë per BE , e thote Austria.
    Se shpejti edhe gjitha vendet tjera te BE do te kerkojne te njejten gje nga drejresia Shqiptare -Tahiri te arrestohet per te miren e Shqipërisë dhe gjithe shqiptareve…!

    Përgjigju ↓