Horoskopi

Horoskopi i datës 20 Nëntor 2017

07:00 - 20.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mbrëmja do të jetë e shumëngjyrshme nga vizione romantike, falë pozicionimit të Hënës në lidhje me Venusin. Përfitoni nga momenti dhe përgatisni një darkë të këndshme. Gjesti juaj do të vlerësohet së tepërmi, mbi të gjitha sepse kishit kohë që nuk bënit gjëra të tilla.

Shfaqini hapur pa frikë ndjenjat tuaja, sido që të jenë ato. Nuk do të jetë aspak e lehtë t’u fshiheni të tjerëve. Mos kini frikë të mbroni bindjet tuaja, edhe pse e tejkaloni masën. Duke gabuar, mësohet.

Mërkuri dhe Plutoni ju shtyjnë drejt aventurës dhe ndryshimeve të papritura. Por, para se veproni, mendohuni dy herë. Disa hapa të ndërmarra mund t’ju çojnë që të bëni disa zgjedhje të rëndësishme, që do të përfundojnë duke ju ndryshuar jetën.

Disa kontestime, sipas jush jo të drejta, mund të bëjnë që të humbni disi entuziazmin. Mos u jepni atyre asnjë rëndësi dhe vazhdoni në rrugën tuaj. Nëse jeni të sigurt në vetvete, mos u ktheni mbrapa.

Vlerësime të shumta ju bëjnë më të përgjegjshëm dhe më të sigurt. Është e sigurt që njerëzit mund të mbështeten tek ju, edhe në rrethanat më të ndërlikuara. Një punë e thelluar do të bëjë që të keni më shumë të ardhura. Do të filloni me pak, por do t’ia dilni të ngriheni lart.

Për faj të pozicionimit të Hënës në lidhje me Jupiterin, siguritë tuaja do të rezultojnë kështjella prej rëre, mbi të cilat nuk mund të keni më besim. Është më mirë të ecni me ngadalë për të mos u rrëzuar.

Përfitoni nga kthjelltësia dhe vigjilenca e reflekseve, për të kaluar një sprovë mjaft të vështirë. Jeni një hap përpara, është e pamundur ta mohoni! Nuk do të jetë e lodhshme për ju të merrni pas edhe të tjerët, duke qenë se do ta kuptojnë se idetë tuaja kanë bazë të shëndoshë.

Deri në gjysmën e kësaj jave, nëse puna ka qenë më e lodhshme se zakonisht, mund të ndjeni një rënie të lehtë të energjive, por më pas do të jeni sërish në formë! Kushtojini vetes momente çlodhjeje për të qëndruar me partnerin, do t’ju ndihmojë të qetësoheni.

Ndrojtja dhe tërheqja mund të jenë problem, nëse gjendeni përpara personave që nuk i njihni mirë. Përpiquni të shfaqeni më të vendosur. Mirëpritini risitë pa frikë, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë vetëm për gjëra të mira.

Në vend që të shpikni justifikime, gjë për të cilat jeni kampionë absolutë, përvishni mëngët deri sa të zgjidhet gjithçka në kohën e parashikuar. E keni kuptuar se është e kotë të qaheni, më mirë mos e harxhoni frymën për të përshpejtuar gjërat.

Nëse në të kaluarën nuk ia keni dalë të shfrytëzoni të gjithë potencialin e një situate shumë premtuese, tashmë pozicionimi i Hënës tek Shigjetari do t’ua japë mundësinë. Mos rrini duarkryq, sepse tani është momenti që të përshpejtoni për të arritur një objektiv të dëshiruar.

Është më mirë të mos nxitoni dhe t’i bëni gjërat në kohën e duhur. Një karakter i fortë mund të jetë një thikë me dy presa, prandaj bëni kujdes nga sjelljet joproduktive.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.