BOTA

Irani dënohet për shkelje të të drejtave të njeriut

13:26 - 20.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërsa Teherani përpiqet të përballet me rritjen e izolimit ndërkombëtar, Komiteti i Tretë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë të re që dënon shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran. Ky është dënimi i 64-të i dhënë nga organizmat e OKB-së kundër historikut të të drejtave të njeriut të këtij regjimi.




Kjo rezolutë, e miratuar me 83 vota pro, dënoi valën në rritje të ekzekutimeve në Iran, shkeljen e lirisë së fjalës dhe të grumbullimit, shtypjen e pakicave fetare dhe etnike dhe diskriminimin ndaj grave. Këto shkelje nuk kanë vend në shekullin XXI.

Duke mirëpritur rezolutën e re të OKB-së udhëheqësja e opozitës iraniane Maryam Rajavi i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të ndërmarrë masa urgjente efektive dhe praktike kundër regjimit iranian, duke pasur si pikësynim kryesor shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut.

Irani për vite të tëra ka qenë në krye të listës botërore në numrin e ekzekutimeve për frymë dhe për praktikën e tij të ekzekutimeve masive.

Rezoluta e OKB-së shprehu “shqetësim serioz” mbi numrin alarmues të vendimeve për dënim me vdekje, përfshirë ekzekutimin e të miturve, bazuar në pohime me forcë.

Teksti vazhdon me kritikën ndaj “përdorimit sistematik dhe të përhapur të paraburgimit arbitrar, përfshirë përdorimin e këtyre praktikave për të goditur  personat me dyshtetësi ose me shtetësi të huaj, dhe për të mbështetur, në ligj dhe në praktikë, garancitë procedurale për të siguruar standarde të gjykimit të drejtë, përfshirë aksesin në kohë të përfaqësimin ligjor të zgjedhur nga personi që nga koha e arrestimit e nëpër të gjitha fazat e gjykimit dhe të gjitha apelimet “.

Për gati 38 vjet, shkeljet e të drejtave të njeriut të Iranit kanë mbetur pa përgjigje. Është i nevojshëm një proces adekuat i llogaridhënies për zyrtarët e lartë të regjimit, veçanërisht ata të organeve të drejtësisë dhe të sigurisë.

Një rast i rëndësishëm është masakra e vitit 1988 e mbi 30,000 të burgosurve politikë, kryesisht të përbërë nga anëtarë dhe mbështetës të grupit kryesor të opozitës Mujahedin (MEK). Me shumë gjasë, të gjithë zyrtarët e lartë të regjimit, nga Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei e poshtë, kanë qenë të përfshirë në këtë mizori dhe aktualisht mbrojnë rolin e tyre.

Mostafa Pour-Mohammadi, ministri i Drejtësisë i Iranit deri në gusht 2017, u citua më 28 gusht 2016, nga agjensia gjysmë zyrtare e lajmeve Tasnim, të thoshte, “Perëndia urdhëroi të mos tregohej mëshirë për jobesimtarët [.] … Jemi krenarë që kemi zbatuar urdhërin e Perëndisë në lidhje me [MEK-un] ”

Ish-ministri i inteligjencës Ali Fallahian, në një intervistë në korrik me faqen e internetit Tarikh Online të lidhur me shtetin, pranoi se një dekret fetar i vitit 1988 i lëshuar nga themeluesi i regjimit iranian Ayatollah Khomeini kërkonte çrrënjosjen e të gjithë bashkëpunëtorëve të MEK-ut. Edhe përkrahësit e MEK-ut, krimi i vetëm i së cilëve ishte shpërndarja e literaturës së  grupit dhe blerja e bukës apo rezervave të tjera ushqimore, u shpallën fajtorë për bërje  lufte kundër Perëndisë dhe përfundimisht u ekzekutuan.

Pas gati tridhjetë vjetësh, një masë thelbësore është fillimi i një hetim ndërkombëtar të pavarur mbi këtë spastrim të tmerrshëm. Duke qenë një nga krimet më të tmerrshme kundër njerëzimit, duhen marrë masa serioze për të parandaluar përsëritjen e mundshme të krimeve të tilla në Iran dhe në mbarë botën.

Për 38 vjet, regjimi iranian ka gëzuar një imunitet të papërligjur ndërkohë që shkel të drejtat e njeriut. Sanksionet kundër këtyre krimeve të vazhdueshme nga sundimtarët e Teheranit janë të nevojshme për t’i treguar popullit iranian se komuniteti ndërkombëtar është me ta në luftën e tyre për liri dhe demokraci nën një qeveri “të popullit, nga populli, për popullin”, siç shpjegohet në mënyrë aq elokuente nga presidenti legjendar amerikan Abraham Lincoln.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.