EKONOMI

Konsumoni boronica për uljen e rrezikut të sulmeve në zemër

10:00 - 20.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fruti i ëmbël dhe ushqyes i boronicës jep përfitime shëndetësore afatgjata për të gjithë ata që e konsumojnë. Ato janë të pasura me antioksidantë, çka ndikon pozitivisht në luftimin e kancerit, plakjes e humbjen e peshës. Pa yndyrna dhe me vetëm 84 kalori për një kupë, boronicat janë të pasura me fibra që të mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Gjithashtu, fruti i vogël i purpurt është i pasur me vitaminë C, vitaminë K, mangan dhe antioksidantë të tjerë, që ndikojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve. Rezultati ORAC i boronicave është i pabesueshëm, pra 9,621, gjë që e bën atë një nga bimët me vlera të larta antioksiduese në botë. Antioksidantët ndihmojnë trupin tuaj të mbrojë veten kundër patogjenëve të rrezikshëm. Ndërkaq, boronicat njihen si “agjentë neuro-mbrojtës”. Sipas studiuesve të kryera në Iran, kjo do të thotë se ato mund të mbrojnë trurin tonë nga degjenerimi, neurotoksiteti dhe stresi oksidativ. Një tjetër studim zbuloi se konsumimi i më shumë boronicave ndikon në përmirësimin e memories. Më tej është zbuluar se fruti i boronicës mund të vrasë kancerin pa dëmtuar qelizat e shëndetshme. Ndërkaq, duke qenë një burim natyror i fibrave të tretshme dhe të pazgjidhshme, boronicat mund të ndihmojnë rregullimin e sistemit të tretjes, vetëm me konsumimin e disa grushteve në ditë. Madje, nëse boronica kombinohet me luleshtrydhe, ul rrezikun e sulmit në zemër deri në 33 për qind. Përfitimet shëndetësore të boronicave janë treguar gjithashtu në uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut. Por fruti i ëmbël shërben edhe si një ilaç i shkëlqyer për aknet e për një lëkurë sa më të shëndetshme, edhe nëse përdoret në kushte shtëpie. Duke qenë se sasia e kalorive është e ulët te boronicat, këshillohet të konsumohet nga ata persona që duan të bien në peshë pasi mund të ndihmojnë në kontrollin e oreksit.




 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.