POLITIKË

Rama kërkon ndihmë nga 28 vende të BE-së që të luftojnë drogën shqiptare

14:41 - 20.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministër i Shqipërisë Edi Rama i ka bërë një letër 28 drejtuesve të shteteve të BE-së e tu kërkonte që të luftonin drogën shqiptare.  Në një opinion për Financial Time,  Rama u shpreh se droga nuk është vetëm një problem i Shqipërisë.




“Të premten unë u dërgova një letër liderëve të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian duke kërkuar mbështetjen e tyre në betejën tonë me baronët e drogës.

Ne e dimë se disa banojnë dhe lulëzojnë në vendin tuaj gjithashtu, duke përfituar nga drogat e paligjshme, trafikimi i njerëzve dhe aktivitete të tjera të paligjshme, thuhet në letrën time’, ka thënë Edi Rama për FT.

‘Ne duam ndihmën tuaj dhe ju ofrojmë tonën në këmbim, për t’i kapur këta njerëz dhe për t’i vënë para drejtësisë. Unë shpresoj që qytetarët e të gjithë kombeve të BE-së do të nxisin qeveritë e tyre të veprojnë dhe qëndrojnë krah nesh. Kjo është një betejë për të gjithë ne, dhe një betejë që duhet të fitohet”, shkruan Rama në letrën që i është drejtuar 28 vendeve të BE-së.

Ramja nuk ndalet me kaq. Ai thotë se Shqipëria ka bërë shumë, por edhe liderët

“Shqipëria ka bërë shumë por liderët e rajonit duhet të veprojnë gjithashtu”, thotë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një opinion në ‘Financial Times’.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kerkon “alibine” duke marre poza qesharake Ramadani.Me Demek Ai po lufton drogen por nuk eshte e lehte dhe kerkon ndihme nga gjithe shtetet e Botes.Po si Krie.ar kooperative.A thua se Shqiperia sa nje glase eshte ndonje hapesire tropikale andej nga amerika latine e jo 50 minuta larg Romes.E ka marre ferraUraten ne fshatin tone.

    Përgjigju ↓