EKONOMI

Rigoni, luftues i infeksioneve dhe inflamacionit

09:56 - 20.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bima e rigonit, pjesë e familjes botanike Oreganum vulgare është mjaft e njohur në mjekësinë popullore, por edhe më gjerë për efektet e tij çudibërëse në organizmin e njeriut. Gjethet e kësaj bime mund të përdoren të thata apo të njoma, por mund edhe të grihen e të përdoren në çaj. Përveç aromës së tyre të fortë, gjethet e rigonit përmbajnë 40 përbërës aktivë mjekësorë. Këto gjethe janë një kurë tradicionale në mjekësinë popullore, ndërkohë që shumë studime klinike kanë vërtetuar dobinë e madhe dhe rëndësinë shëndetësore të çajit të rigonit. Studiuesit kanë zbuluar se shumë prej përbërësve aktivë të rigonit i përkasin kategorisë së polifenolëve, flavonoidëve dhe anthocianinës, që njihen për aftësitë e tyre antioksiduese. Antioksidantët mbrojnë qelizat nga radikalet e lira, të cilat janë kimikate të paqëndrueshme, që formohen nga tretja problematike, gjenden në lëkurë kur jeni të ekspozuar në rrezet e diellit, apo tek organet kur ekspozoheni ndaj toksinave mjedisore siç është tymi i duhanit. Gjithashtu, rigoni lufton virozat dhe shkurton kohëzgjatjen e gripit, që ka simptoma si: temperaturë e lartë, kollë, dhimbje koke, të vjella, mungesë oreksi, dhimbje trupi etj. Kjo bimë aromatike është një burim i kaliumit dhe mban nën kontroll ritmin e zemrës dhe tensionin e gjakut kur organizmi përballet me sasi të larta të sodiumit. Antioksidantët që gjenden tek rigoni ndihmojnë në parandalimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga stresi oksidues dhe sëmundjet e zemrës. Për më tepër, rigoni është një burim natyral i acideve yndyrore të Omega-3, të cilat ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Çaji i rigonit ndihmon në parandalimin dhe ngadalësimin e rritjes së mikroorganizmave të dëmshëm. Një studim zbuloi se përbërësit e gjetheve të rigonit kishin vlera të rëndësishme dhe luftonin ashpër rritjen e infeksioneve dhe përhapjen e inflamacionit. Rigoni njihet edhe për aftësinë e çlirimit nga dhimbjet dhe spazmave muskulore. Nëse vuani nga probleme të tilla, pini çaj rigoni dhe dhimbja do të pushojë në një kohë shumë të shkurtër.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.