AKTUALITET

VIDEO/ Policia zbulon makinën shoshë nga plumbat, ja çfarë i tradhëtoi shqiptarët e plagosur (Emrat)

21:38 - 20.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë vënë në pranga tre shqiptarë pas një përleshje e cila përfundoi me të shtëna armësh në Sheshin Shën Pjetri në Acerra të Italisë. Joland Muliu, 28 vjeç, Gjergji Piku 21, dhe Aurel Xhili 22 vjeç, pasditen e djeshme janë konfliktuar për shkak të konkurrencës, ku zënka ka degraduar në të shtëna zjarri. Ndërkohë që të plagosur kanë mbetur dy shtetasit Muliu dhe Piku, të cilët u gjendën në një klinikë lokale pasi ishin larguar nga vendngjarja për të mjekuar plagët e marra.




Ajo që “tradhëtoi” shqiptarët ishte parkimi i makinës jashtë klinikës e cila ishte shpuar nga të shtënat dhe ishte e mbuluar me gjak. Ndërkohë që policia, përveç makinës, gjeti gjithashtu edhe një tjetër mjet i cili i përkiste Xhelilit, ku u sekuestruan si provë materiale dy shkopa bejzbolli që mendohet se janë përdorur gjatë sherrit. Kamera e sigurisë afër sheshit ka filmuar gjithçka dhe policia ka bërë të mundur rindërtimin e ngjarjes. Tre shqiptaret mbanin shkopa bejzbolli në dorë gjatë përplasjes dhe filluan të qëllonin personat e tjerë, të pa identifikuar, ku njëri prej tyre nxori armën dhe plagosi dy prej shqiptarëve. Ata u munduan ti shpëtonin policisë por kjo gjë ndodhi për pak kohë pasi disa minuta më vonë u kapën në klinikën ku kishin shkuar për tu mjekuar. Mediat italiane bëjnë me dije se shqipotarët ishin pa leje qëndrimi në Itali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.