Kryesore

100 mijë euro nga 16-vjeçarja rumune/ Kush është tutori shqiptar i arrestuar në Itali

18:15 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Shifrat flasin për një organizatë të madhe… Fillohej nga 30 euro për udhëtim, që organizata e siguronte nga një familje italiane nga Casaluce (komunë në Caserta), të cilët që transportonin prostitutat në vendin e punës, deri në 100 mijë euro, shumë monetare që bosi i dyshuar i organizatës, shqiptari Asim Koleci, siguronte nga vetëm një punëtore seksi. Mes 15 prostitutave që shfrytëzoheshin nga organizata e drejtuar nga shqiptarë, ishte edhe një vajzë e re rumune 16-vjeçe, e cila kishte mbërritur në Itali për një të ardhme të denjë, por që e gjeti veten duke shitur trupin e saj.

Thuajse çdo fitim që vinte nga aktiviteti kriminal, përfundonte në duart e Kolecit (me banonim në Villa Literno, komunë në Casera, pas mbërritjen në Itali) i cili sipas hetimeve rreth 1-vjeçare të Prokurorisë, arriti që vetëm nga vajza rumune të fitonte rreth 100 mijë euro. Që 31-vjeçari shqiptar ishte në krye të organizatës, kjo kuptohet edhe nga fitimet që siguronte nga aktiviteti kriminal. Në një rast tjetër, po sipas hetimeve të autoriteteve italiane, ai arriti që fitonte rreth 20 mijë euro në 5 muaj, po nga një tjetër prostitutë rumune. Përveç shqiptarëve, torta ndahej edhe mes ukrainasve e rusëve. Ndërsa italianëve u mbeteshin vetëm, thërrimet… Siç është rasti me familjen Monaco nga Casaluce, e përbërë nga burri gruaja dhe vajza e tyre. Të tre transportonin prostitutat në vendin e tyre të punës. Për 30 euro 1 udhëtim, ata transportonin prostitutat në pika të ndryshme në Marcianise, Capodrise, San Marco Evangelista e San Nicola la Strada (të gjitha komuna në Caserta), ku priteshin nga klientë të ndryshëm.http://www.syri.net/kronike/110873/hetimet-100-mije-euro-me-trupin-e-16-vjecares-kush-eshte-bosi-shqiptar-i-prostitucionit/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.