BOTA

Argjentinë, vazhdojnë kërkimet për nëndetësen, por ende asgjë e re

18:51 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Marina argjentinase ka bërë të ditur se do të shfrytëzojë kushtet e përmirësuara të motit për të vijuar më tej kërkimet për nëndetësen, e cila u zhduk të mërkurën e kaluar në Oqeanin Atlantik. Erërat e forta dhe dallgët e larta kanë penguar kërkimet për nëndetësen argjentinase San Juan, e cila kishte 44 veta në bord. Këtë të hënë, zyrtarë të marinës janë shprehur se disa sinjalle të kapura nga ekipet e kërkimet nuk vinin nga nëndetësja, duke i ulur shpresat e të afërmve të personave në bord për gjetjen e tyre. Ky ishte alarmi i dytë fals për nëndetësen. Një zëdhënës i marinës ka konfirmuar më herët se sinjalet e para që u kapën të shtunën nuk vinin nga “San Juan”. Nëndetësja po kthehej nga një mision rutinë në Ushuaia në Argjentinë, pasi raportoi për një defekt elektrik. Sipas komandantit të marinës Gabriel Gonzales, nëndetësja doli në sipërfaqe dhe raportoi për defekin. Nëndetëses iu dha urdhër të ndërpresë misionin dhe të kthehet në bazë menjëherë. Sipas zëdhënësit të marinës, kapiteni i nëndetëses “San Juan” kontaktoi me bazën e marinës edhe një herë pas raportimit të defektit. Sipas tij, defekti ishte rregulluar dhe nëndetësja do të nisej për në bazë. Kontakti i fundit i saj ishte mëngjesin e 15 nëntorit dhe nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me nëndetësen që prej atij kontakti. GSH.al




Juliana Knezi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.