BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Nisma më e fundit e Zajminës. Dreka e autografeve. Një trëndafil për ty Petri

15:25 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Nisma më e fundit e Zajminës. Dreka e autografeve. Një trëndafil për ty Petri




Nisma më e fundit e Zajminës

Pranë foshnjave në Ditën kombëtare të fëmijëve jetimë

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë ndryshe në profilin që ka zgjedhur të jetë pjesë, por këtë herë i ka habitur të gjithë. Zajmina Vasjari tashmë mendon për gjëra më serioze dhe për më tepër dëshiron të sensibilizojë të gjithë opinionin publik. Në datën 20 Maj, në Ditën kombëtare në ndihmë të fëmijëve jetimë ajo ka qenë pjesë e stafit organizues të një morie aktivitetesh, si e ftuar speciale. Gjithçka ka nisur në orën 10 të mëngjesit në maternitetin e Tiranës, në aktivitetin hapës të asaj dite atje. Në krye të të gjithë të pranishmëve, Zajmina ka qenë imazhi simbol në këtë ditë të shënuar për të gjithë fëmijët, që kanë mbetur pa prindërit e tyre për arsye nga më të ndryshmet. Ajo ka shpërndarë mjaft dhurata për nënat në maternitetin e Tiranës si dhe më pas, bashkë me shumë fëmijë jetimë kanë mbjellë disa bredha. Aq shumë është afeksionuar Zajmina pas fëmijëve, sa nuk mund të ndahej dot prej tyre. Shumë foshnja ajo i ka marrë dhe i ka mbajtur në krahë. “Janë krijesa të pafajshme”, – është shprehur Zajmina. “Doja shumë të isha pjesë e një nisme të tillë dhe e pranova me kënaqësi ftesën që m’u bë. Këta fëmijë kanë nevojë për ndihmë dhe të gjithë ne duhet t’i ndihmojmë. Ata kanë nevojë për mbështetje dhe përkushtim”, – ka përfunduar Zajmina. Vajza simpatike ka qëndruar për shumë kohë me fëmijët, dhe mjaft aparate fotografikë e kanë fokusuar atë teksa foshnjat i mbante në krahë.

Dreka e autografëve

Në mesditën e 20 Majit, Ditës kombëtare të fëmijëve jetimë, u organizua një drekë me pjesëmarrjen e shumë personazheve VIP, për të qenë sa më pranë këtyre fëmijëve. Zajmina ka qëndruar me ta shumë pranë, madje dhe kanë kënduar së bashku. Si vajzat por edhe djemtë e vegjël, e shihnin atë si një princeshë që kishte ardhur pranë tyre si një dhuratë. Cilido prej tyre ka marrë një autograf nga vajza bukuroshe, qoftë ky tek kapelja, qoftë tek bluza, apo edhe në krahë apo duar. Një ditë ndryshe ka qenë kjo për Zajminën, ku këtë herë ka qenë në qendër të vëmendjes si një imazh sensibilizues në shërbim të fëmijëve në nevojë.
Pasi është shkëputur paksa nga fëmijët, Zajmina u ka kushtuar vëmendje edhe të ftuarve të tjerë, me të cilët kurrë më parë nuk mund të ishte gjendur aq afër dhe rastësia nuk i kishte bashkuar asnjëherë.

Një trëndafil për ty Petri
Dhe sigurisht një prej miqve më të mirë të Zajminës është edhe Petri Bozo, organizuesi dhe themeluesi i Miss Shqipërisë. Kujtojmë që Zajmina është vajza, që disa vite më parë është shpallur si Miss Shqipëria në një konkurrim jo pak të fortë. Dhe duke ruajtur gjithmonë respektin dhe dashamirësinë për organizuesin dhe producentin e këtij spektakli të bukurisë, Zajmina shfaqet mjaft e ëmbël dhe e dashur me të. Një prej trëndafilave që ia kishin dhuruar vetë asaj, ajo ia ka rezervuar Petrit, i cili teksa e ka marrë, është ndjerë mjaft i kënaqur.

Ky shkrim është botuar më 24 maj 2008

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.