SPORT

Bomba e Moxhit: Skadoi afati, Çani duhet të prishë kontratën

08:16 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luçaino Moxhi ka deklaruar në RTSH se sulmuesi Edgar Çani duhej të ishte gati në mesin e nëntorit dhe se tani duhet të prishë kontratën me konsensus, ose të ulë pagën. “Starova pas 10 minutave të para mori situatën në dorë. Në këto ndeshje që ka drejtuar nuk ka gabuar asgjë. Partizani duhet të bëjë atë kampionat që presin të gjithë këtë sezon. Nuk e kemi nisur mirë kampionatin, por gjithsesi skuadra duhet të flasë në fushë dhe jam i bindur se do të bëjmë një kampionat të mirë”, tha fillimisht Moxhi.




Çfarë nuk shkoi?

Nuk shkuan disa gjëra. Nuk patëm lojtarët në formën e tyrëe më të mirë. Sezoni varet nga dy faza. Nga korriku deri në dhjetor dhe pjesa tjetër është faza e dytë. Duhet të presime dhe pak, të mos nxitohemi.

Nuk e njihnit realitetin shqiptar?

Po, mund të jetë e vërtetë. Por nuk mund të them se stafi ishte deficitar sepse pati bëhet fjalë për njerëz që kanë punuar edhe në kamionate ët tjera dhe kanë dalë kampionë.

Çfarë ndodhi me blerjet e bujshme?

Shifrat e shpenzimit janë të mëdha, por nuk dua të hyj në këtë opikë. Unë i shoh gjërat shuëm mirë, edhe pse kam syze. Mendoj se gjithçka ka të bëjë me përshtatjen e lojtarëve në grup. Disa lojtarë nga të rinjtë do të qëndorjnë, por do të vijnë edhe në janar disa të tjerë.

Pse nuk u përshtatën lojtarët që erdhën?

Mendoj se ka pasur edhe një çëshrtje aftësie nga individë të veçantë, por mnbi të gjitha ky është një proces niormal. Të gjithëve u duhet pak kohë për t’u përshtatur.

Çfarë ndodh me Çanin?

Çani për fat të keq është dëmtuar dhe ne i thamë se nëse nuk rikuperohej deri në mes të nëntorit, atëherë ose duhej të prishin kontratën me konsesnus, ose duhet të rishikonim termat ekonomikë. Unë i mbetem kësaj fjale. Nëse ai ëhstë gati të vijë e të stërvitet normalisht, dakord, por ëns enuk ia del atëherë duhet të ulemi edhe të flasim.

A jeni i lodhur nga futbolli, ashtu sikundër keni thënë në median italiane?

Unë i lodhur? Jo! Sot isha i lodhur vetëm nga i ftohti në Kukës.

A keni vendosur gjoba?

Nuk kemi vendosur gjoba, por ama u kemi thënë lojtarëve nëse keni probeleme dakord, hajde diksutojmë, por nëse ka arsye të tjera atëherë mund t’i kapim me dhe me shpulla… (qesh).

Çfarë prisni nga Starova, ndryshe nga Iuliano?

Sot Starova u tregua shumë inteligjent dhe përshtati skemën sipas rivalit. Tregoi që e njeh goxha mirë kampionatin. Ai di të lexojë shumë mirë kundërshtarët dhe e vuri në vështirësi mbrojtjene  Kukësit. Këtë kërkoj unë nga një trajner.

 

 

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.