EKONOMI

Dëmet në Zharrës, lista me përfituesit e 172 milionë lekëve. “Bankers Petroleum Albania” paguan 101 milionë lekë

10:32 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ornela MANJANI

 

Qeveria shqip-tare miraton kompensimin e familjeve të prekura nga lëkundjet e tokës. “Gazeta Shqiptare” boton listën e përfituesve dhe shumën e kompensimit për çdo familje. Fondi i vënë në dispozicion arrin në rreth 172 milionë lekë. Vendimi që është publikuar në Fletoren Zyrtare në pikën e parë të tij parashikon që Bashkisë Patos në buxhetin e vitit 2017 do t’i shtohet fondi prej 172 868 638 lekësh, për dëmshpërblimin e 71 (shtatëdhjetë e një) familjeve, banesat e të cilave janë shkatërruar nga lëkundjet e tokës në fshatrat Zharrëz dhe Dukas.

Bashkisë Roskovec në buxhetin e vitit 2017 do t’i shtohet fondi prej 2 297 247 lekësh, për dëmshpërblimin e 1 familjeje, banesa e së cilës është shkatërruar nga lëkundjet e tokës në fshatin Marinëz. Sipas vendimit, dëmshpërblimi do të jetë sipas listave, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, me emrat e individëve dhe shumën përkatëse të dëmshpërblimit. Fondi i përgjithshëm prej 175 165 885 lekësh do të çelet për Bashkitë Patos dhe Roskovec dhe të përballohet si më poshtë vijon: a) Nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, në masën 73 992 071 lekë. b) Nga “Bankers Petroleum Albania”, në masën 101 173 814 lekë. Këshilli i Ministrave ka vendosur që kryerja e pagesave për personat përfitues, banesat e të cilave janë shkatërruar plotësisht nga lëkundjet e tokës të bëhet nga Bashkitë Patos dhe Roskovec. Ndërkohë që ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enti Kombëtar i Banesave, Institucioni i Prefektit të qarkut Fier, Bashkia Patos dhe Bashkia Roskovec për zbatimin e këtij vendimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.