AKTUALITET

Emrat/ Arrestohet në Tiranë dy persona në kërkim ndërkombëtarë, ja përse akuzohen

14:25 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arrestohen nga policia e Tiranës, dy persona të  shpallur në kërkim ndërkombëtarë. Personat e arrestuar janë në pritje të ekstradimit  drejt Italisë për llogari të drejtësisë se vendit fqinj.




Njoftimi i policisë

Arrestohen dy shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasve :

-Ciro Dentice, 50 vjeç, banues në Tiranë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Trieste, Itali, me Vendim Nr. SIEP 154/2012, datë 17.05.2012, e kanë dënuar me 5 vjet e 2 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi Drogat, Kokainë”, “Pastrim Parash”, “Fallsifikim’’, “Armëmbajtje pa leje”, ku i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg.

-L.B. 49 vjeç, banues në Vlorë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Autoritet Gjyqësore Italiane, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.