BOTA

EMRAT/ Nuk pranoi të martohej me të, shqiptari bën për vdekje vajzën në Angli. Prokuroria: E kishte kërcënuar se…

11:49 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shqiptar është vënë nën akuzë, pasi ka tentuar të vrasë një vajze në Angli.




Bëhet fjalë për Fatmir Stafasanin, i cili ka goditur Blerta Sulajn me hekur në kokë disa herë, pikërisht më 20 mars 2017 në Fulham. Kjo pasi vajza nuk kishte pranuar që të martohej me të.

Policia e ka arrestuar menjëherë shqiptarin, ndërsa në shtëpinë e Sulajt u gjet ADN e Stafasanit.

Vajza u dërgua në spital, ku mësohet se ka qëndruar për më shumë se 4 javë, nga goditjet e forta që kishte marrë nga ai.

“Ai e kishte kërcënuar më parë që nëse ajo nuk do të bëhej gruaja e tij, do ta pësonte”, tha prokurorja.

Edhe pse Stafasani e ka mohuar në gjykatë akuzën për tentativë vrasje, prokuroria duket se është e bindur se autori i kësaj ngjarjeje të shëmtuar është shqiptari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.