EKONOMI

Gjiknuri: Rruga Tiranë-Elbasan përfundon vitin tjetër, ja aeroportet e reja që do të ndërtohen

11:36 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Damian Gjiknuri, ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, ka raportuar në Komisionin e Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit 2018, ndërsa ka theksuar se me këtë buxhet do të ketë investime në disa sektorë. Gjiknuri bëri të ditur se rruga e re Tiranë-Elbasan do të përfundojë vitin tjetër.




“Rruga e re Tiranë-Elbasan përfundon vitin tjetër dhe do të ketë më pak trafik për qytetarët që kanë hasur probleme gjatë kësaj kohe, sepse do të lidhet edhe me segmentin Tiranë-Durrës. Do të hapim dhe përfundojmë projektin e ri që ka të bëjë me by-pass-in e Tepelenës i cili kompleton gjithë aksin nga Levani deri në Kakavijë dhe pjesën tjetër që shkon në Sarandë”. Duke vijuar më tej, Gjiknuri shton gjithashtu se buxheti parashikon investime të tjera siç është korridori veri-jug që është pjesë e korridorit Ionian-Adriatik dhe që do të ndihmojë që Shqipëria të lidhet më mirë me vendet fqinje. Gjiknuri njoftoi edhe planet qe qeverisë për ndërtimin e aeroporteve të reja në vend, më konkretisht në Sarandë dhe Vlorë. “Kemi plane për ndërtimin e aeroporteve të reja, një konsorcium turk ka shprehur interes për aeroportin e Vlorës dhe po bën fizibilitetin, ndërsa synim mbetet edhe një aeroport turistik në Sarandë. Me kapacitetet turistike që ka Saranda, ka mundësi që ta justifikojë ngritjen e një aeroporti”, pohoi Gjiknuri.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.