Show-Bizz

Gwen Stefani ndez atmosferën, teksa performon këngë për Krishtlindje

21:14 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja amerikane, Gwen Stefani, ka shkëlqyer teksa ka performuar këngë për Krishtlindje. Në fakt, duket e pabesueshme që 48 vjeçarja Gwen Stefani vazhdon të ketë linja perfekte dhe të realizojë performanca të mrekullueshme si më parë. Tek ajo duket se mbizotëron shpirti festiv, teksa ka nxjerrë albumin me këngë Krishtlindjesh, njofton “Gazeta Shqiptare”, duke iu referohet të përditshmes britanike “Daily Mail”. Ylli i këngës “No Doubt” tërhoqi vëmendjen e fansave të saj edhe për shkak të veshjes, me të cilën dukej në super formë. Nëna e tre fëmijëve ka shkëlqyer me një fustan të argjendtë, i cili i nxirrte mjaft mirë në pah format e saj. Ajo ndezi atmosferën teksa performoi këngën “You Make It Feel Like Christmas”, duke i paraprirë kështu festave të mrekullueshme të fundvitit. Gjithashtu Gwen Stefani është shumë e dashuruar dhe po shijon momente të mrekullueshme me të dashurin e saj prej dy vitesh. “Kush ka sens humori është seksi. Ky është rregulli numër një”-është shpreh këngëtarja amerikane duke iu referuar kështu partnerit të saj Blake Shelton.




J.K

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.