BOTA

Jankoviç: Serbia e ka humbur Kosovën që në vitin 1990

08:25 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Udhëheqësi i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi, Sasha Jankoviç, ka deklaruar sot se lëvizja e tij nuk merr pjesë në dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën të cilin e vlerëson si farsë.




Sipas tij, qëllimi i këtij dialogu është marrja e një vendimi të cilin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, veçse e ka pranuar në bisedimet me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, raporton Tanjug.
Ai mendon se Serbia e ka humbur Kosovën qysh në vitet e ’90-ta dhe tani duhet përqendruar në realizimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, transmeton Koha.net.

Ka shtuar se duhet zgjidhur edhe çështjet e të drejtave pronësore.
I pyetur që të komentojë faktin se manastiret e Graçanicës dhe të Deçanit janë renditur si trashëgimi e Kosovës, Jankoviç thotë se “është në dorën e Serbisë që të dëshmojë të kundërtën”.

E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Nënkryetari i Bordit Kryesor të Partisë Progresive Serbe, Marko Gjuriç, i cili thotë se këto janë deklarata “skandaloze dhe të turpshme” dhe se Jankoviç, sipas Gjuriçit, nga sot është “lobues i Shqipërisë së Madhe”.

“Ideja që Deçani dhe Graçanica t’i lihen në dorë Prishtinës, dhe se ne duhet të dëshmojmë se janë tanët, dhe kjo del nga goja e një politikani në Beograd, ish-mbrojtës i qytetarëve dhe kandidat për president të Serbisë, është një skandal i pashembullt i përmasave të paimagjinueshme”, ka thënë Gjuriç.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Sasha Jankoviq eshte guximtar dhe trim serb.Nuk eshte frigacak dhe nuke eshte pederast sikur serbi Marko Gjuriq dhe bashkemendimret e tij te rij dhe te vjeter te cilet zhvaten dhe pervehtesuan miljarda € te taksapagueseve serb ne emer te ndihmave te shtetit te Serbise per pakicen serbe ne Kosove por , nuke ua dhane serbeve lokal te Kosoves dhe mbushen xhepat e tyre duke krijuar pasuri maramendese .Sasha Jankoviq kete nuke e beri por , doli publikishte dhe i tha popullit serb ate cfare kishin bere keta kriminel te cilet vjedhin popullin e vete duke luajten ne karten e Kosoves kurse , psikopati Gjuriq duke mose patur argumente ti kundervihet z.Jankoviq ,deklaron se Sasha po u bashkohet atyre qe dojne ta krijojne Shqiperine e Madhe
    E tha kete Sasha Jankoviq ose se tha, Shqipëria do te krijohet… E Madhe apo e Vogel , Shqipëria do te krijohet ashtu si e fali Zoti , me 150.000 Km2 te saje ashtu si ishte dikur dhe qe paraardhesit e psikopatit Gjuriq na morren me dhune nen tyten e pushkeve te solldateskes serbe kurse , andaj, Marko Gjuriqit si mbetet gje tjeter vetem te sherohet ne ndonji institut neuropsikiatrik sa nuke eshte bere vone pere te …!

    Përgjigju ↓