Uncategorized

Serbi, përplasje fizike mes dy deputeteve. Obradoviç qëllon Martinoviç me mausin e kompjuterit

19:37 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një përplasje fizike ka ndodhur gjatë një mbledhje mes liderit të lëvizjes opozitare në Serbi, Boshko Obradoviç, dhe kryetarin e Komitetit Administrativ të Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Martinoviç. Mediat serbe bëjnë të ditur se konflikti nisi pasi Martinoviç përfundoi një diskutim në Bordin Administrativ për dënimet ndaj deputetëve. Sipas raportimeve, Martinoviç i hoqi fjalën Obradoviçit, gjë për të cilën kreu i lëvizjes opozitare reagoi ashpër, pasi sipas tij kishte edhe tre minuta për të folur. Teksa ishte i nervozuar, Obradoviç nuk mundi të kontrollonte situatën dhe e goditi atë dy herë me mausin e kompjuterit. Fillimisht Martinoviç u përpoq ta shpërfillë situatën e krijuar duke folur në telefon, por kur e goditi për të dytën herë, situata u tensionua. Megjithatë kryetari i Komitetit Administrativ i Kuvendit të Serbisë nuk ia ktheu me të njëjtën monedhë duke u përpjekur të ruaj qetësinë. Më pas deputetët e pranishëm në mbledhje reaguan për të mos lejuar përkeqësim të situatës. J.K GSH.al





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.