Show-Bizz

Shakira ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim. Shfaqet për herë të parë pas hemorragjisë në kordat vokale

22:50 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja me famë botërore, Shakira, është fotografuar për herë të parë, pasi shtyu turin e saj në Evropë, për shkak të një hemorragjie në kordat vokale. Në foto ajo duket krejtësisht ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim si një fëmër plot energji. Shakira shfaqet e lodhur dhe aspak në humor në Barcelonë. Gjithashtu, ajo është duket krejtësisht natyrale, pasi nuk ka vendosur as “make up”. 40 vjeçarja shakira ka anuluar 17 koncerte në Evropë për arsye të gjendjes së saj shëndetësore dhe tashmë po përpiqet të shërohet plotësisht për të vijuar turin e saj në pjesë të tjera të botës. Ajo i ka kërkuar ndjesë fansave përmes rrjetit social “Tëitter” për anulimin e koncerteve duke premtuar se do t’i realizoj në një periudhë tjetër. “Kam gjithë këto vite që këndoj dhe nuk jam përballur asnjëherë me një situatë të tillë. Pres me padurim të kthehem në skenë dhe të dëgjoj zërat tuaj të këndojnë së bashku me mua”-është shprehur Shakira. Të mërkurën e kaluar ylli i hitit “Thë Hips Don’t Lie” kishte planifikuar të niste turin në Gjermani dhe u detyrua ta anulojë për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të zërit. J.K GSH.al





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.