Show-Bizz

Thumbon Bejleri: Çapaçulët qelbin ajrin. Kujt t’i djegë le ta mbajë!

12:05 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari Sidrit Bejleri ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, pas ndarjes nga jeta të kompozitorit  të njohur  Aleksandër Lalo.




Mungesa e yjeve të ‘Showbizit’ siç e cilëson Bejleri në postimin e tij, në homazhet e kompozitorit Lalo, ka bërë që ai të shfryje dhe të nxjerrë mllefin kundrejt tyre.

Këngëtari i ka quajtur ‘çapaçulë’ të gjithë ata,  të cilët sipas tij pretendojnë se po bëjnë ‘muzikë’ dhe ‘art’.

Në reagimin e tij Bejleri kujton se artistët e vërtetë nuk u pasuruan kurrë, por lanë pasuri pas vetes, pasuri e cila nuk vdes kurrë.

Postimi i plotë

Sot në drekë, tek po prisnim të përcillnim trupin e të ndjerit, mjeshtrit Aleksandër Lalo, vura re me keqardhje, por nuk u surprizova, se mungonin shumë “yje” të “showbizit” shqiptar. Nuk e kam për ata që e kishin të pamundur të vinin nga largësia dhe varet sa e njihnin. E kam për ata që rendin kush e kush të shkojë sa më shpejt në “dasmat vip”, ftuar e pa ftuar…
E kam për ata që pretendojnë se po bëjnë “muzikë” dhe “art” në këto kohë të “arta të muzikës”.
E kam për “çapaçulët” që nuk dinë dhe s’kanë për ta kuptuar kurrë sa vlerë dhe peshë ka për t’u bërë Arti i Vërtetë.
Mjeshtrat po ikin një nga një dhe vështirë të zëvendësohen e për më tepër Arti që na dhuruan. E di që kohët ndryshojnë, por të zezës nuk i them dot e bardhë.
E kam sërish me “çapaçulët”
Kush nuk respekton rrënjët dhe baballarët e vet nuk i mbetet gjë pas, e vërtetuar kjo. Si të hash “plehra” po “plehra” do prodhosh.
Kam mllef, po po, kam mllef sepse e di mirë çfarë arti na dhuruan Kujtim Laro e Aleksandër Lalo me shokë.
Se “çapaçulët” janë bërë të pasur dhe harrojnë se baballarët ikën të varfër, por pasurinë e lanë prapa.

…dhe “çapaçulët” vazhdojnë të qelbin ajrin dhe realitetin që me aq mund e sakrifica na e lanë të pastër baballarët tanë…
TURP!!!
Kujt t’i djegë le ta mbajë!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.