BOTA

Zimbabve, presidenti Robert Mugabe jep dorëheqjen pas 37 vitesh

21:33 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Zimbabve, Robert Mugabe, ka dhënë dorëheqjen, ka bërë të ditur kryetari i parlamentit Jacob Mudenda. Përmes një letre, Mugabe ka njoftuar se vendimi është marrë vullnetarisht dhe se e ka bërë një gjë të tillë për një transferim më të lehtë të pushtetit. Robert Mugabe dha dorëheqjen, teksa Parlamenti kishte nisur një proces për shkarkimin e udhëheqësit 93-vjeçar të vendit, i cili ishte në fuqi prej 37 vjetësh. Dorëheqja e tij solli festime të shumta në rrugë, njoftojnw mediat e huaja. Partia udhëheqëse në vend “Fronti Patriotik” ka bërë të ditur se tashmë në vend të tij do të vijë ish zëvendës presidenti Emmerson Mnangagwa. Robert Mugabe e shkarkoi Mnangagwa nga detyra më herët gjatë këtij muaji, çfarë nxiti edhe krizën politike në vend, pasi ai gëzonte mbështetje të madhe nga populli. Largimi i tij nga detyra u pa si një përpjekje për t’i hapur rrugë bashkëshortes së Mugabes, Greisit, të shpallej presidente. Robert Mugabes iu kërkua të jepte dorëheqjen javën e kaluar, kur ushtria mori kontrollin e institucioneve shtetërore. Mijëra protestues dolën të shtunën në rrugët e Harares, duke i kërkuar Presidentit të Zimbabves, Robert Mugabe që të largohet. Ata mbanin në duar pankarta ku thuhej “Mugabe duhet të ikë”. Ndërsa ushtria, e cila më parë i ka ndaluar këto protesta në kryeqytet, i ka mbështetur tashmë duke i drejtuar demonstruesit në një shesh ku aktivistë, politikanë dhe disa ish-luftëtarë të lirisë i bënë thirrje presidentit të largohet nga detyra. GSH.al




Juliana Knezi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.