Show-Bizz

108 fotografi nudo të Madonës do të dalin në ankand. Çmimi do të variojë nga 800-1200$ secila

21:42 - 22.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Fotot nudo të mbretëreshës së muzikës pop, Madonna, të realizuara 40 vjet më parë, do të dalin në ankand. Fotot i përkasin periudhës kur këngëtarja me famë botërore ishte 18 vjeç. Ajo e nisi karrierën e saj me këngën hit “Holiday”, por përpara kësaj, Madonna ka pozuar nudo, në një set fotografik të realizuar nga Cecil I. Taylor. Janë rreth 108 fotografi gjysmë nudo dhe plotësisht nudo të kënghëtares amerikane, të cilat do të dalin të gjitha në ankand, me çmime që variojnë nga 800-1200 dollarë secila, njofton “Gazeta Shqiptare”, teksa i referohet të përditshmes britanike “Daily mail.  Ky set fotografik i Madonnës është realizuar më së shumti në një sallë kërcimi në vitin 1977 në Institutin e Artit Botëror dhe Arteve Kreative. Në atë kohë, Madonna jetonte në Michigan. J.K


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.