EKONOMI

Ambasada amerikane: Ja kur është afati i fundit i aplikimeve për studime në SHBA

10:21 - 22.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në SHBA, ambasada amerikane bën me dije se aplikimet mund të kryhen brenda datës 31 dhjetor të këtij viti. Studentët e interesuar në këtë mënyrë bëhen pjesëmarrës në programin Global UGRAD. “Mos e humbisni mundësinë tuaj për të kaluar një semestër në një universitet në ShBA . Ne pranojmë aplikime deri në datën 31 dhjetor! Edhe studentët e vitit të parë kualifikohen për këtë program, thjesht dërgoni dëftesën e shkollës së mesme dhe konfirmimin e regjistrimit në universitet bashkë me aplikimin tuaj.” -thuhet në njoftimin e ambasadës. Ky program është i financuar nga Departamentit i Shtetit, i cili jep bursa për studentë të nivelit universitar në 55 vende të botës. Studentët caktohen në kolegje dhe universitete në të gjithë Amerikën, ku marrin pjesë në një semestër të nivelit parauniversitar pa diplomë. Bursa mbulon udhëtimin, shkollimin, dhomën, siguracionin për aksidente apo sëmundje, një pagesë të vogël mujore, dhe shpenzime për libra. Pjesëmarrësit jetojnë në konvikt me bashkëmoshatarët e tyre amerikanë ose në banesa me familje amerikane. Gjithashtu, të përzgjedhurit, marrin pjesë edhe në shërbime komunitare si dhe të marrin pjesë në aktivitete të zhvillimit profesional. Finalistët do të përzgjidhen në bazë të rezultateve akademike, aftësive drejtuese, dhe përgatitjes së tyre për të studiuar në Shtetet e Bashkuara. Global UGRAD është i hapur për të gjitha fushat e studimit dhe nuk është diskriminues ndaj racës, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, etnisë, ose paaftësisë fizike. Në këtë program mund të aplikojë çdo student shqiptar mbi 18 vjeç, i cili ka mbaruar vitin e parë të universitetit dhe është i regjistruar në çdo universitet të akredituar, publik ose privat, dhe ka të paktën një semestër për të kryer në vendin e tij në përfundim të programit Global UGRAD. Fituesit duhet të jenë të gatshëm të fillojnë studimet në SHBA në gusht 2018 ose janar 2019.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.