Kryesore

Çështja “Hatiaj”/ Prokuroria shqiptare-autoriteteve italiane: Është ende në fuqi kërkesa për ekstradim?

16:47 - 22.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

NGA Klodjana Lala




Çështja e Alket Hatiajt, i cilësuar nga mediat italiane si zot i drogës, ka vënë në vështirësi drejtësinë shqiptare. Prokurori Kujtim Bashaj, i cili i është drejtuar Gjykatës së Durrësit me kërkesën për ekstradimin e të kërkuarit drejt Italisë, kërkon ndihmën e Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim që t’i jepet zgjidhje çështjes.

 

Në shkresën që mban firmën e tij, prokurori kërkon që autoriteteve italiane t’u vihen në dispozicion përmes letër porosisë, vendimet e dënimit të Alket Hatiajt nga drejtësia shqiptare, dhe të pyeten nëse i qëndrojnë sërish kërkesës për ekstradim.

 

“Duke i vënë në dispozion vendimin penal nr.190 të vitit 2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda si dhe atë të Apelit e Gjykatës së Lartë, për shqyrtimin e tij, t’iu kërkohet autoriteteve italiane nëse i qëndrojnë përsëri kërkesës për ekstradim. Kjo pasi në ligj sanksionohet se “nuk mund të jepet ekstradimi… kur ka filluar procedimi ose është gjykuar në Shqipëri, edhe pse vepra penale është kryer jashtë shtetit”, thuhet në shkresë.

Prokurori pranon më tej në letër se është e dukshme që Hatiaj, për periudhën kohore 2003-2004, që bën fjalë vendimi i gjykatës italiane për dënimin e tij me 20 vjet burgim, mbi të cilin është kërkuar ekstradimi, ai është gjykuar nga drejtësia shqiptare dhe e ka shlyer dënimin.

“Të paktën në 15 episode bazuar në përgjime dhe akte procedurale të grumbulluara dhe të sjella në rrugë ligjore nga autoritetet e drejtësisë italiane në Shqipëri, rezulton që Hatiaj të jetë dënuar nga gjykata shqiptare, dënim i cili tashmë rezulton i vuajtur prej tij”.

Prokurori këmbëngul që shtetit fqinj, t’i kërkohet garanci për rigjykimin e Hatiajt, në rast ekstradimi.

Për faktin se deri më tani garancia nuk ka mbërritur, gjykata e Durrësit firmosi për shtyrjen e seancës këtë të mërkurë. Alket Hatiaj, jeton në arrati prej 5 muajsh, dhe gjatë një interviste për “News 24” ai deklaroi se nuk do të dorëzohet pasi e ka humbur besimin te drejtësia. Ai është dënuar me 20 vite burgim nga Gjykata e Apelit në Milano, ndërkohë që këmbëngul se për të njëjtat vepra penale është dënuar në Shqipëri dhe i ka mbyllur hesapet me drejtësinë./Balkanweb/http://www.balkanweb.com/site/hatiaj-prokurori-italianet-te-informohen-per-vendimet-ndaj-tij-ne-shqiperi-te-qartesojne-nese-e-duan-ende-ekstradimin/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.