Kryesore

Dosja “Habilaj”/ Nis aksioni, prokuroria lëshon 3 urdhër-arreste për ish-zyrtarët e Policisë së Shtetit

19:38 - 22.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria ka lëshuar tre urdhër arreste për ish-zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Ata dyshohen si të përfshirë në dosjen “Tahiri”, për trafikun e kanabisit. Tre urdhërarrestet kanë mbërritur në polici dhe tashmë pritet ekzekutimi i tyre, në Shkodër, Dhërmi dhe Vlorë.




Nga ana tjetër prokuroria kërkon arrestim të atyre që i cilëson si bashkëpunëtorë të Tahirit në trafikun e drogës. Ish-ministri është vënë nën hetim pasi u bënë publike përgjimet nga pala italiane për dosjen “Habilaj” të narkotrafikantëve. Por Kuvendi nuk e dha autorizimin për arrestimin e tij.

Prokuroria ka kryer kontroll banese dhe e ka marrë në pyetje Tahirin për hetimet që janë duke u kryer.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.