KULTURË

Inva Mula, merr titullin “Anëtare nderi” në Kanada

11:07 - 22.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula, ishte e ftuar speciale e ceremonisë festive tashmë të përvitshme me rastin e Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Provincë.




Ceremonia e zhvilluar një nga sallat e Parlamentit të Ontarios/ Kanada, përcolli emocione të bukura për të gjithë shqiptarët që shijuan e duartrokitën perfomancën e sopranos.

Mbremja festive u moderua nga aktorja dhe këngëtarja kanadeze, Ana Golja që ka mbështetur komunitetin e shqiptarëve edhe më herët. Po kështu, të pranishëm në aktivitet ishin edhe dy artistë të tjerë të shquar shqiptaro-kanadezë Jani Papadhimitri dhe Rudin Lengo.

Veprimtaria u organizua nga grupi parlamentar liberal në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze(Toronto) dhe drejtuesen e grupit të trashëgimisë, Ruki Kondaj. Me këtë rast shoqata nderoi me titullin anëtar nderi disa persona, mes tyre edhe sopranon Inva Mula shkruan ‘ata’.

Vitin e kaluar, parlamenti i Ontarios e ktheu në ligj propozimin e nje grupi deputetësh për ta shpallur nëntorin “Albanian Heritage Month”(muaji i trashëgimisë kulturore).

Nisma erdhi nga Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze e Torontos me lobimin e zonjës Ruki Kondaj, sot presidente nderi e shoqatës dhe me mbështetjen e veçantë të deputetëve liberalë Laura Albanese dhe Shafiq Qaadri.
 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.