AKTUALITET

“Llotarinë e Radarit”/ Policia Rrugore hap lotarinë, ja çfarë fitojnë deri të premten shoferët

16:27 - 22.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e shtetit ka nisur një nismë kohët e fundit për të motivuar drejtuesit e automjeteve. Kjo nismë nisur ne vijim të javës së Sigurisë Rrugore. Ajo ka lançuar sot “Llotarinë e Radarit”, e cila do të nxjerrë 20 fitues, 20 shoferë model të cilët respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.




“Llotari hapet për drejtuesit mjeteve qe respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Një nga faktorët kyc te aksidenteve është dhe shpejtësia, ne kemi vendosur te perzgjedhim drejtuesin e mjetit model që respekton rregullat e qarkullimit rrugore. Jane vendosur radarët që operojnë në rrugët e Shqipërisë, kane modul automatik qe përcvec konstatimit të shpejtësisë tej normave të lejuara, do tregojne edhe ata qe qarkullojne brenda normave te lejuara. Fituesit do perzgjidhen ne nje shorte që do jetë live ditën e premte ku do përzgjidhen 20 drejtues që do u dhurohen 20 polica sigurimi. Këto radarë janë vendosur do jenë në rrugët dhe akset kryesore aty ku janë identifikuar si njolla të errëta”.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.