Kryesore

Ministrja e Drejtësisë: I vonoi hipotekën gruas, ja pse e shkarkuam punonjësin në Fier

17:43 - 22.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Drejtësië, Eltida Gjonaj paralajmëron të gjithë drejtuesit, përgjegjësit apo punonjësit e hipotekave të vendit për shkarkim të menjëhershëm nga detyra, në çdo rast kur nga denoncimet e qytetarëve në platformën ”shqiperiaqeduam.al” do të vërtetohen vonesa në dhënien e shërbimit prej tyre.




Kanë mjaftuar vetëm ankesat e para të ardhura në drejtim të kësaj adrese që nga ana e Ministrisë së Drejtësisë të merren masa të menjëhershme për shkarkimin nga puna të personave përgjegjës. Kanë mjaftuar rastet e para të cilat janë paraqitur në portal që nga ana e kësja ministrie të merreshin masa për personat përgjegjës.

Një prej këtyre raste i referohet Znj. Enerida Mema, një qytetare nga Fieri e cila ka paraqitur ankesën e saj në Platformën e Bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al”  më datë  29 tetor 2017. Znj. Mema kishte aplikuar dhe shlyer të gjitha detyrimet pranë ZVRPP Fier për rivlerësim të pronës së saj që në muajin maj 2017.

Me kërkesë të Zyrës së Bashkëqeverisjes është kontaktuar me ZQRPP dhe ZVRPP, Fier  dhe në datën 10 nëntor 2017 ZVRPP Fier ka lëshuar certifikatën e pronësisë për Znj. Mema. Lidhur me këtë rast ministrja Gjonaj është shprehur: ‘Qytetarja më është drejtuar përmes platformës “shqiperiaqeduam.al” dhe ka fituar të drejtën e saj.

Duke i kërkuar ndjesë qytetares për vonesat e pajustifikueshme, kam kërkuar marrjen e masës ndëshkimore me përjashtim nga zyra, të Z. F. Myrto jurist pranë ZVRPP Fier, si person përgjegjës për abuzim me detyrën në shkelje të së drejtës së qytetares’. Gjithashtu ministrja Gjonaj ka shtuar se, në cilësinë e Ministres së Drejtësisë ka urdhëruar hetimi të detajuar për rastet në fjalë. Pas konstatimit të shkeljeve ka kërkuar masa të menjëhershme ndëshkimore për personat përgjegjës.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.