AKTUALITET

Ministrja Xhaçka në Kabul: Rrisim praninë tonë ushtarake në Afganistan

10:28 - 22.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë vizitës së saj 24 orëshe në Kabul është takuar me Komandantin e Misionit të NATO-s Resolute Support, gjenerali John Nicholson.




Ministrja Xhaçka u shpreh gjatë takimit se angazhimet në operacione ndër vite kanë sjellë më shumë përgjegjësi dhe detyrime.

Vitin e ardhshëm Shqipëria do të rrisë me 60% të trupave prezencën e saj në Afganistan. “Vendimi për zgjerimin e trupave në Kabul dhe Herat është përgjigjja jonë në emër të partneritetit strategjik me SHBA, ashtu sikundër kemi mbështetur strategjinë e qeverisë amerikane në Azinë Juglindore”, – tha Ministrja Xhaçka.

Nga ana tjetër, komandanti i Misionit të NATO-s Resolute Support, gjenerali John Nicholson ka vlerësuar kontributin e trupave shqiptare që prej vitit 2002 në Afganistan. “Në stafin tim kam shumë oficerë e më vjen mirë ta pranoj që oficerët shqiptarë janë më cilësorët”, tha gjatë takimit gjenerali amerikan.

Gjatë orëve të qëndrimit në Kabul, Ministrja e Mbrojtjes është takuar edhe me efektivët shqiptarë në komandën qendrore të NATO-s dhe në Aeroportin ndërkombëtar “Hamid Karzai”, ku kryen misionin kontingjenti i 6-të.

“Ne të gjithë ju jemi mirënjohës për kontributin që jepni dhe përfaqësimin dinjitoz tuajin përkrah vendeve të tjera aleate të NATO-s. Në këtë prag festash të 105 – vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, është emocion i jashtëzakonshëm që jam këtu për t’ju përcjellë mbështetjen time dhe të qeverisë “Rama” për ju dhe familjet tuaja.

Na keni zbardhur faqen dhe çdo ditë e më shumë ndjehemi krenarë për ju këtu në Afganistan sikundër për çdo efektiv të Forcave të Armatosura brenda dhe jashtë vendit”, – u shpreh ministrja Xhaçka gjatë ceremonisë festive me rastin e festave të nëntorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.