POLITIKË

“Ndjej dhimbje e përgjegjësi..” shpërthen Kryemadhi: Rama po blen ndërkombëtarët

19:50 - 22.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme është mbledhur sot konventa Kombëtare e Lëvizjes së Gruas  për Integrim (LGI), nga ku kryetarja Monika Kryemadhi ka folur ashpër për situatën në vend.




Ajo ka sulmuar kryeministrin Rama duke thënë se ai po varfëron shqiptarët dhe po kërrus Shqipërinë.

“Sot jemi në një udhëkryq midis të ardhmes të ardhmes dhe shpërbërjes, Shqipëria po mblidhet nga hallet që po e kërruset çdo ditë. Shqiptarët po varfërohen çdo ditë dhe më shumë. Po kërruset nga një grup njerëzish. I them këto fjalë pasi ndjej dhimbje, revoltë dhe përgjegjësi. Misioni im është t’ju udhëheq juve së bashku me Klajdën, Irisin etj. Ky mision bëhet i mundur me bashkëpunimin e të gjithëve.  Ta shpëtojmë rininë tonë e cila po ikën çdo ditë e më shumë. Ta shpëtojmë edhe kryeministrinë e rënë. Me paratë e tyre blejnë institucione dhe vota, blejnë ndërkombëtarët, por harron se Edi Rama është pronë e drogës, krimit, makthit të tij. Ky njeri nuk mund të zhdukë fobitë e tij për të larguar shqiptarët. Ky njeri nuk mund ti shpërndajë shqiptarët.”, ka thënë kryetarja e LSI.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kulmi i hipokrizise,o njerez si mundet ti besoni nje ulkonje te vjeter,ku bashke me te shoqin deri dje ishin me palen e vrasesve te kokpalareve,sot qan per grate Shqiptare. E dini pse po ndodh kjo,sepse vete reflektimi i detyrueshem i ardhur nga brenda vetes e kupton se ka gjynahe te shumta tek ky popull.Interesante me ne si popull.u ngriten shum veta dhe shanin Mimoza Hafizin qe akoma nuk kishte mare pergjegjesite si deputete ndaj votueseve te saj,dhe per Moniken njerezit shkojne dhe degjojne se si ajo po i digjet barku per popullin. Fundi i saj dhe te shoqit matet me referendum per ta shkarkuar si President. Harruat qe akuzohen per vrasje te Tom Doshit,harruat per kok palaret e tj. Kjo eshte nje monster.

    Përgjigju ↓