AKTUALITET

Operacioni “Vjeshtë 2017″/ Dyshoheshin për trafikim, i kthehen pronarit automjetet e sekuestruara. Ja arsyeja

16:14 - 22.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga goditjet më të rëndësishme të aksionit policor të pagëzuar “Vjeshtë 2017” të Policisë së Shtetit ka qenë bllokimi i tre automjeteve të blinduara në Tiranë në fund të muajit shtator.




Këto automjete, sipas njoftimit të policisë, kapnin një vlerë prej afro 1 milionë euro dhe dyshoheshin të ishin të trafikuara dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Por gati dy muaj pas kësaj goditjeje, Top Channel u interesua në Prokurorinë Tiranës nga ku mori konfirmimin se mjetet në fjalë i janë kthyer pronarit të ligjshëm.

Ai është një shtetas kosovar, i cili i dispononte mjetet e blinduara konform rregullave dhe zotëronte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm jo vetëm të posedimit, por edhe të mënyrës se si i kishte importuar dhe futur në vendin tonë, dokumentacion të cilin mund ta kishte verifikuar edhe policia përpara se ta publikonte goditjen e bujshme të radhës të “Vjeshtë 2017”.

Në këto rrethana, Prokuroria është detyruar të lëshojë urdhrin e lirimit të menjëhershëm të mjeteve. Ndërkohë, nga informacionet që vijnë nga prokuroritë e rretheve, mësohet se shumica e mjeteve të bllokuara nga policia në kuadër të aksionit “Vjeshtë 2017”, u janë lënë në ruajtje pronarëve që i dispononin deri në verifikimin e pretendimeve nëse janë mjete të trafikuara në vendin tonë apo jo.

Vetëm një pjesë e vogël e tyre, kryesisht ato që janë me vendim gjykate po mbahen nën masat e sekuestrove preventive./ http://top-channel.tv/2017/11/22/bien-gjethet-e-vjeshte-2017-rasti-i-bujshem-mjetet-e-blinduara-i-kthen-pronarit/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.