Show-Bizz

Shokon Rita Ora: Kam vite që kam ngrirë vezët!

12:44 - 22.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dëshira për të pasur një familje të madhe nuk i ka munguar asnjëherë Rita Orës. “Ngrirja” e vezëve nga Bleona Qereti e cila ditë më parë e bëri publik një gjë të tillë bëji bujë dhe u komentua gjatë. Por ja që edhe një tjetër shqiptare e paska bërë më parë se paskemi ditur…




Rita Ora thotë se ka menduar për bërë fëmijë që në moshën 20-vjeçare, por kur është duke shkuar 27-të, ende nuk e ka një të tillë.

Arsyet janë disa, por kryesore Rita thotë se është karriera dhe angazhimi profesional që ka. E megjithatë, për të shmangur çdo të papritur, Rita rrëfeu për herë të parë se ka ngrirë vezët.

“Më këshilloi doktori pak pasi kisha mbushur 20-vjeç. Nuk e kam thënë asnjëherë këtë dhe shumë mund të mendojnë se përse e kam bërë, pasi jam shumë e re, por doktori më këshilloi që të tregohesha e kujdesshme dhe përse të mos i ngrija”, deklaroi ajo për emisionin Sunrise.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.