OPINION

Shqipëria, LIBRA dhe kryetari Ben Blushi kanë nevojë për intelektualë si Mimoza Hafizi

18:58 - 22.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Ilir Sinanaj




Suksesi i një organizatë është cilësia e kapitalit njerëzor që e përbën atë, aftësia për të përthithur dhe mbajtur sa më shumë njerëz cilësorë pranë saj, si edhe për të krijuar infrastrukturën e nevojshme që punëtorë, intelektualë dhe sipërmarrës të ndershëm të shpalosin potencialin e tyre prodhues dhe krijues.

E njëjta gjë vlen edhe për Listën e Barabartë (LIBRA). Nuk janë selitë, statutet, takimet me xhingla-minga e me zhangëllimë muzikore moderne etj., që e bënë LIBRA-n të jetë kjo që është. Por janë njerëzit që e ndershëm dhe intelektualë që mblodhi rreth vetes. Kjo është edhe arsyeja se përse shumë shqiptarë sakrifikuan deri edhe mirëqenien e tyre për të përkrahur LIBRA-n dhe për ta votuar atë gjithashtu.

Dy figurat qendrore, shtylla themeltare të LIBRA-s, janë intelektualët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi. Janë pikërisht këta të dy që bënë punën më të madhe për të themeluar LIBRA-n dhe për ta shtrirë atë në mbarë Shqipërinë. KY ËSHTË FAKT!

Zgjedhjet e 25 qershorit 2017 ishin zgjedhjet parlamentare në Shqipëri me pjesëmarrjen më të ulët në historinë e këtyre 20 e kusur vite demokracie (vetëm 46,76% e zgjedhjeve votuan, pra më pak se gjysma). Nga ana tjetër, shumë qytetarë sakrifikuan ekzistencën e tyre e tyre, vranë frikën dhe u rreshtuan hapur kundër ngrehinës politike (establishmenti) duke votuar një forcë të re si LIBRA, e duke e nxjerrë atë forcë të 5-të politike në shkallë kombëtare. Pra, me pak më shumë mirëoriganizim dhe me më shumë intelektualë në radhët e saj, LIBRA mund të kthehet në atë forcë patriotike zhvillimore, që shqiptarëve u duhet për të përballuar sfidat e bashkëkohësisë. Kundërshtarët janë të vetëdijshëm për potencialin e LIBRA-s, e për rrjedhojë po bëjnë çmos që të mos e lënë të “ngrejë kokën”.

Për një kohë të gjatë elementë të caktuar kanë ndërmarrë një fushatë armiqësore ndaj intelektuales Mimoza Hafizi. Së fundmi, kjo fushatë armiqësore kulmoi me lajme të pavërteta dhe të stisura sipas të cilave gjoja intelektualja Mimoza Hafizi qenka larguar nga LIBRA.

Intelektualja Mimoza Hafizi ËSHTË pjesë e LIBRA-s dhe ajo është anëtarë e Bërthamës LIBRA. Dhe jo vetëm kaq, por në bazë të rezultateve të zgjedhjeve, intelektualja Mimoza Hafizi ishte anëtarja e Bërthamës LIBRA, e cila u zgjodh me më shumë vota nga anëtarësia LIBRA se kushdo tjetër.

Për rrjedhojë qëndrimi i intelektuales Mimoza Hafizi në LIBRA është, ndër të tjera, një kërkesë masive e anëtarësisë LIBRA. Madje kjo anëtarësi LIBRA do që Mimoza Hafizi të jetë në Bërthamën LIBRA.

Mimoza Hafizi është një pedagoge dhe shkencëtare e njohur ndërkombëtarisht. Ajo është një grua e suksesshme me integritet, që e ka arritur çdo gjë me punë. Prandaj, ajo është një person që gëzon respekt të madh në të gjithë Shqipërinë. Intelektualja Mimoza Hafizi është pikërisht modeli i gruas së suksesshme, që i duhet kaq shumë vendit tonë.

Kjo bën intelektualja Mimoza Hafizi të jetë në shënjestër të sulmeve mjerane të njerëzve të vegjël e faqezinj, të cilët ndihen inferiorë ndaj saj.

Për këtë arsye LIBRA duhet të bëjë gjithçka është e mundur për të pasur në radhët e saj intelektualë të kalibrit të Mimoza Hafizit. Gjithashtu, për sa u tha më lartë, mendoj se kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, nuk mund të gjejë aleate më të përkushtuar dhe të sinqertë sesa Mimoza Hafizi, në mënyrë që ai të çojë përpara lëvizjen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.